Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri i Ramës hidhet me parashutë, tashmë duket se ia ka marrë dorën

14:28 / May 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klosi 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

15 vite nga fluturimi i fundit në Llogora, ministri i Turizmit dhe Mjedisit bëri një tjetër hedhje me parashutë nga mali i Kaninës, në Vlorë. Një fluturim si simbolikë me rastin e 20-vjetorit të Albanian Open 2019, të organizuar nga Aeronautika Shqiptare, por edhe si një mënyrë për të promovuar bukuritë përrallore të Shqipërisë dhe turizmin e aventurës, gjithnjë e më shumë në fokusin e turistëve të huaj. “Sot, me djemtë e Aeronautikës Shqiptare po festojmë 20- vjetorin e Albanian Open dhe po marrim pjesë në një garë spektakolare me shumë garues nga 13 shtete të botës dhe po promovojmë një dimension të veçantë të turizmit shqiptar, që është turizmi i aventurës. Shqipëria ka vende spektakolare për këtë lloj sporti dhe djemtë e kanë kuptuar tashmë që ky nuk është vetëm sport, por edhe biznes dhe një atraksion i shtuar turistik”, tha ministri Klosi. Gjatë këtij sezoni të ri turistik, Vlora, Llogaraja, Himara, apo destinacione të tjera turistike ku mund të zhvillohen sporte të kësaj natyre, do të shoqërohen me shumë fluturime nga djem dhe vajza profesionistë, që i ofrojnë turistëve një dimension tjetër turistik, të pashquar më parë. Në mbrëmje, ministri Klosi mori pjesë edhe në ceremoninë festive të Open Air Albania 2012, që këtë vit u organizua në lungomare nga Aeronautika Shqiptare, ku u shpërndanë edhe çmimet për garuesit më të mirë, përfaqësues të njohur të kësaj disipline nga e gjithë bota. Një mbrëmje e mrekullueshme, me protagonist kryesor fituesin e garës spektakolare të hedhjeve me parashutë, sllovenin Matjaž Sluga.


  • Klosi 1
  • Klosi 2
  • klosi 3
  • Klosi 4
  • klosi 5
  • Klosi 6

ministri tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vuçiç është një partner i vështirë”/ Rama zbulon arsyen pse ‘Ballkani i Hapur’ u konsiderua një ‘ide e tmerrshme’

22:19 / July 13, 2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

21:59 / July 13, 2026

Terroristët online/ Eksperti Basha: Sulm ndaj vendit, jo vetëm bizneseve. Irani është investuar drejtpërdrejt për këtë goditje

21:21 / July 13, 2026

Shtatzënitë e vonuara/ Alarm global për rritjen e infertilitetit, mjekët: Janë shtuar problemet edhe në Shqipëri

20:59 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.