Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Igli Hasani vizitë zyrtare në Athinë: Partneritet i qëndrueshëm për një të ardhme evropiane të përbashkët

17:07 / June 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, dhe nga Presidenti i Greqisë, Constantinos Tassoulas. Vizita shënoi një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke riafirmuar angazhimin për një partneritet të qëndrueshëm, të bazuar në respekt të ndërsjellë, afërsi strategjike dhe vizion të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe funksionale. Në deklaratën pas takimit me homologun grek, ministri Hasani theksoi se në takim u rikonfirmua vullneti për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh të ndërtuar mbi besimin, interesat strategjike dhe rolin tonë të përbashkët si aleatë në NATO.

”Jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Greqia i ka dhënë këtij procesi dhe për rolin e saj si një partner aktiv dhe fqinj me të cilin ndajmë interesa dhe përgjegjësi të përbashkëta”,-deklaroi ministri Hasani. Në lidhje me çështjet e hapura dypalëshe, Hasani u shpreh se ndajmë bindjen se ka ardhur koha për të trajtuar me seriozitet dhe qasje konstruktive të gjitha çështjet e mbetura. ”Është në interesin e përbashkët të dy vendeve që këto tema të adresohen përmes dialogut të sinqertë, respektit të ndërsjellë dhe përputhshmërisë me të drejtën ndërkombëtare”, shtoi ai.

Po ashtu u theksua dinamika pozitive e dialogut mes dy qeverive dhe rëndësia e thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. ”Vlerësova bashkëpunimin e qëndrueshëm ekonomik mes vendeve tona, si dhe rolin e dyfishtë të Greqisë si partneri ynë më i madh tregtar dhe përkrahës i palëkundur i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian”.

Në kuadër të vizitës, Hasani është i ftuar në një diskutim me anëtarë të Institutit ELIAMEP, një ndër institucionet më të njohura në Greqi për çështjet e politikës së jashtme dhe evropiane ku do të paraqesë zhvillimet më të fundit në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe angazhimet e saj reformuese. Vizita do të mbyllet me një pritje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë, ku do të marrin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve greke, medias, si dhe anëtarë të komunitetit shqiptar në Greqi.

Greqi igli hasani takime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026

Nga kriptoasetet te kanabisi mjekësor/ Këshilli i Ministrave miraton vendime dhe projektligje të reja

20:39 / October 2, 2026

Pritja e parë e ambasadorit të ri amerikan Wendt, marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet “Non grata”, s’ka ftesë

20:04 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.