Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Lamallari pret Koopman: Shqipëria po harmonizon kuadrin ligjor përmes konsultimeve me KE-në

14:49 / November 24, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
587192725 1298521892288587 982629595302710670 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti këtë të hënë në një takim drejtorin e përgjithshëm të Komisionit Evropian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari theksoi se gjatë takimit “patëm një diskutim shumë të mirë mbi progresin e bërë nga Shqipëria në zbatimin e reformave kyçe në sektorin e drejtësisë, si dhe në tërësi mbi Kapitullin 23: “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore””.

Lamallari bëri të ditur se e njohu Koopman-in me procesin gjithëpërfshirës dhe transparent të konsultimit të draftit për Kodin e ri Penal me të gjitha institucionet dhe grupet e interesit, si dhe punën paraprake për amendimin e Kodit të Procedurës Penale, duke synuar harmonizimin sa më të plotë të tij me standardet dhe përcaktimet ligjore. “Vijojmë njëkohësisht me forcimin e kapaciteteve tona institucionale dhe bashkëpunimin me agjencitë evropiane në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, nënvizoi Lamallari.

Lamallari theksoi se “Shqipëria po harmonizon plotësisht kuadrin ligjor antikorrupsion përmes konsultimeve intensive me Komisionin Evropian mbi ligjet për konfliktin e interesit, sinjalizimin, lobimin dhe financimin e partive politike”. “Të vendosur të vijojmë në rrugën e reformave dhe përmbushjes së objektivit tonë ambicioz për Shqipërinë 2030 në BE”, tha Lamallari.

Besfort Lamallari KE Koopman
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.