TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rama: Me të martën e shenjtë të Shën Ndout, ju uroj një ditë të mbarë

08:15 / March 21, 2023

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 50-vjeçari, tre të tjerë janë në gjendje të rëndë

08:10 / March 21, 2023

12 shenjat e horoskopit, 21 mars 2023

08:05 / March 21, 2023

Moti për këtë të martë, çadrat me vete

08:02 / March 21, 2023

Mjafton t’i vidhni zemrën! 3 shenjat e horoskopit që do t’ju falin dashuri pa kushte

23:59 / March 20, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Ministri maqedonas: Kërcënimet me bomba vijnë nga Irani dhe Rusia

16:45 / March 6, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njohuri se kërcënimet me bomba, përveç nga territori maqedonase, vijnë edhe nga jashtë vendit, përkatësisht nga Rusia dhe Irani, përmes Rrjetit Virtual Privat (VPN-Virtual Private Network), që është një mekanizëm për të siguruar lidhje të sigurt në internet.

“Ditët e fundit, sipas forenzikës së kryer në MPB, alarmet kalojnë përmes adresave VPN, por telefonatat fillestare janë nga Irani dhe Rusia. Është e rëndësishme të theksohet se ato adresa VPN janë paguar për përdorimin e kriptomonedhave, gjë që e ndërlikon më tej mundësinë e përcaktimit të autorit të saktë të këtij krimi. Tashmë në procedurë hetimore janë disa persona të cilët e kanë bërë këtë edhe nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai hetim është në fazë të avancuar dhe kur të vijë momenti do ta informojmë opinionin”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Maqedonia e Veriut që nga tetori i vitit të kaluar po përballet me alarme të përditshme për vendosje të bombave nëpër institucione të ndryshme, kryesisht në shkollat fillore dhe të mesme.

Kjo ka bërë që të ketë ndërprerje të shumta të procesit mësimor, pasi alarmet me bomba marrin shumë kohë derisa ekipet kundër terrorit pranë MPB-së të konstatojnë nëse kërcënimet janë të vërteta.

“Kemi punuar me përkushtim gjatë gjithë periudhës së kaluar, sepse për ne siguria dhe qetësia e qytetarëve janë në radhë të parë”, deklaroi Spasovski.

Në objektet shkollore, të premten, më 3 mars, kishte kontrolle dhe prani të policisë, pas çka nuk është regjistruar asnjë alarm për bomba.

Kjo sipas MPB-së është pjesë e masave të reja që tashmë kanë hyrë në fuqi, por ky institucion nuk ka sqaruar nëse drejtuesit e shkollave dhe të institucioneve tjera janë udhëzuar të çaktivizojnë postat elektronike, përmes të cilave edhe janë dërguar kërcënimet.

Paraprakisht, Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka rekomanduar që gjatë ditëve që ka paralajmërime për vendosjen e bombave, mësimi të mbahet në distancë me qëllim që nxënësit të mos humbin orët mësimore.

Gjatë javës së kaluar, vetëm brenda një dite të vetme, forcat e policisë në Shkup kanë evakuuar personelin dhe nxënësit nga 14 shkolla për shkak të alarmeve që kishin marrë përmes postës elektronike për vendosjen të bombave.

Alarmet për vendosjen e bombave, drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut i kanë cilësuar si “sulme terroriste hibride” që vijnë nga jashtë./ Rel

irani maqedonia Rusia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Berat Buzhala: Kurti është gënjeshtari më i madh në Ballkan

23:45 / March 20, 2023

Marrëveshja Serbi-Kosovë në Ohër/ Borrell: Krijon status-quo të re në dialog, asociacioni urgjencë

23:33 / March 20, 2023

Marrëveshja pa firmë Kosovë-Serbi, Hoti: Ka vetëm 1 pjesë pozitive

23:15 / March 20, 2023

Ministri i Jashtëm serb: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit deri te “vijat e kuqe”

23:05 / March 20, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 50-vjeçari, tre të tjerë janë në gjendje të rëndë

08:10 / March 21, 2023

Moti për këtë të martë, çadrat me vete

08:02 / March 21, 2023

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat: Ja sa agjentë kanë ardhur

22:15 / March 20, 2023

Anëtari i KAS flet për regjistrimin e PD-së së Alibeajt: Ja 4 alternativat që kishim për këtë situatë

21:47 / March 20, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Rama: Me të martën e shenjtë të Shën Ndout, ju uroj një ditë të mbarë

08:15 / March 21, 2023

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 50-vjeçari, tre të tjerë janë në gjendje të rëndë

08:10 / March 21, 2023

12 shenjat e horoskopit, 21 mars 2023

08:05 / March 21, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.