Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku priti këtë të enjte në një takim ambasadoren e Japonisë në vendin tonë, Kikuko Kato. Sipas një postimi në Facebook, ministri thekson se u diskutua për nxitje projektesh të reja për fuqizimin e bashkive.
”Japonia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë për ndihmën në grante që jep për pushtetin vendor. Diskutuam me Ambasadoren japoneze në Tiranë, Kikuko Kato, në lidhje me vijimin e bashkëpunimit me projekte të tjera zhvillimore për fuqizimin e bashkive në Shqipëri”, shkruan ministri.
Mazniku dhe ambasadorja Kato, ndanë të njëjtin mendim për vijimin e bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor, nëpërmjet projektit të asistencës teknike të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).
Postimi i plotë
Japonia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë për ndihmën në grante që jep për pushtetin vendor. Diskutuam me Ambasadoren japoneze në Tiranë, Kikuto Kato, në lidhje me vijimin e bashkëpunimit me projekte të tjera zhvillimore për fuqizimin e bashkive në Shqipëri. Po ashtu do të vijojmë bashkëpunimin për ngritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor nëpërmjet projektit të asistencës teknike JICA.