Nga seanca e kësaj të enjte në Kuvend, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri me dije lajmin se nga janari i vitit 2023 pagat e ushtarakëve do të rriten me 7%.
“Rreth 7 mijë ushtarakë do të përfitojnë një rritje të re të pagës. Nga 1 korriku i këtij viti të gjithë ushtarakët marrin 30% më shumë pagë. Në janar 2023, ky buxhet do të shtohet me 7%. Pra nga janari ushtarakëve do u rritet paga me 40%”.
Nga ana tjetër, ai foli dhe për eksportet bujqësore ku tha se objektivi është që të sigurojnë 1 miliardë eksporte bujqësore.
“E ka dyfishuar buxhetin, ka shtuar 3 mld në buxhet sepse pot ë mos ishin ato 3 mld dollarë në buxhet nuk mund të përballonim dot kostot e luftës. Kemi shkuar në gjysmë miliardë dhe jemi drejt objektivit për të siguruar 1 miliardë eksporte bujqësore. Kjo na bën që një pjesë e mirë e produkteve bujqësore që konsumohen nga familjarët dhe që përbëjnë një pjesë të mirë të shportës, që do të thotë të mos preken shumë nga tronditja botërore e çmimeve”.