Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Peleshi uron forcat shqiptare në mision jashtë vendit, jep lajmin e madh për bazën e Kuçovës

13:35 / December 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1703851725xscreenshot 11 964
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, zhvilluan një bisedë me efektivët shqiptarë që kontribuojnë në misionet jashtë vendit. Teksa i uroi për festat e fundvitit, Peleshi shprehu vlerësimet për Forcat e Armatosura, të cilat sipas tij bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët.

“Jeni pjesa më e ekspozuar në angazhimet tona ndërkombëtare. Na bëni krenarë, sepse i jepni një dimension tjetër angazhimit tonë, jo vetëm në mbrojtjen e sigurisë kombëtare, por edhe në eksportin e paqes e sigurisë në mbrojtjen kolektive. Kjo na bën jo vetëm përfitues nga anëtarësia në këtë aleancë të madhe, por edhe kontributorë, ndonëse Shqipëria është një vend i vogël, me kapacitete modeste, por gjithnjë në rritje dhe të modernizuara”, u shpreh ministri Peleshi.

Më tej, ministri foli edhe për planet dhe objektivat e mbrojtjes për vitin që vjen dhe punën në bazën ajrore të Kuçovës. “Pas pak javësh, do të fillojë operacionet baza taktike ajrore e Kuçovës që është një bazë e NATO-s. Po punojmë që të fusim në planet e mbështetjes së NATO-s, me modelin e Kuçovës edhe ndërtimin e një porti pranë portit të ri në Porto Romano, një porti ushtarak që do ta bënte vendim me dy infrastruktura të rëndësishme të NATO-S, për stërvitje, mbështetje taktike apo dislokime në rast nevoje, operacionesh drejt krahut lindor të NATO-s. Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj në rajon, në krahun e Perëndimit. Ne kemi vetëm një agjendë dhe ajo është integrimi euroatlantik”, theksoi Ministri Peleshi.

peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.