Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ministri polak: Aleatët mund ta formojnë një koalicion për t’i dërguar tanke Ukrainës

21:11 / January 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
63caeb6369cdfScreenshot 7123
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, është “i bindur” se aleatët e Ukrainës mund ta formojnë një koalicion për t’i ofruar tanke Leopard Kievit. Duke folur me gazetarët në margjinat e një takimi të udhëhequr nga SHBA-ja në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, ai tha se ministrat e mbrojtjes nga 15 vende ishin mbledhur për ta diskutuar këtë çështje.

Kievi thotë se i duhen tanket Leopard të prodhimit gjerman për të zmbrapsur trupat ruse, por Kremlini ka paralajmëruar se çdo vendim i aleatëve për të dorëzuar tanket do të ishte një përshkallëzim “jashtëzakonisht i rrezikshëm” i situatës.

Sipas rregulloreve aktuale, Gjermania duhet të sanksionojë çdo rieksportim të tankeve të saj nga vendet e tjera, si Polonia. Pra, rieksporti i Leopardëve kërkon miratimin e Qeverisë gjermane, kështu që edhe vendet e tjera që i kanë këto tanke nuk mund t’i dërgojnë ato në Ukrainë pa këtë aprovim.

Gjermania ende nuk ka marrë ndonjë vendim, por mohon bllokimin e njëanshëm të eksportit të tankeve. Përshtypja se “ka një koalicion të bashkuar dhe se Gjermania po qëndron në rrugë është e gabuar”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Berlini ka thënë këtë javë se vendimi për tanket Leopard është kushtëzuar me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar tanket Abrams, diçka që Uashingtoni nuk planifikon ta bëjë.

aleatet polak ukraines
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.