Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të zhvillojë një seri takimesh me lidershipin shtetëror serb, mes tyre edhe me presidentin Aleksandër Vuçiç.
Takimet do të mbahen në kuadër të vizitës së tij në Beograd dhe në tavolinë pritet të jenë të gjitha temat e ndezura, nga ngjarjet në Ukrainë te qëndrimi i Serbisë ndaj kësaj krize, përmes situatës në rajon dhe bashkëpunimit ekonomik.
Lajmin e bënë të ditur mediat serbe, të cilat thonë se kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë dhe vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian po përgatit paketën më të ashpër të sanksioneve, ndërkohë Serbia është i vetmi në Evropë që nuk i është bashkuar deri tani.
Ardhja e Lavrov do të jetë një mundësi për të sqaruar më tej qëndrimin e Moskës për Kosovën, duke pasur parasysh deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët e krahasuan situatën në Donbas me provincën jugore serbe.