Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Ulsi Manja jep lajmin për pranimit në Policinë e Burgjeve: Ndryshojnë tre kriteret

13:27 / March 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ulsi manja 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se janë miratuar disa ndryshime në ligjin për Policinë e Burgjeve. Së pari sipas Manjës, është hequr kriteri i moshës deri në 35 vjeç për pranimin e kandidatëve. Së dyti, rregullat e reja për ripranimin e ish-punonjësve që janë larguar me dorëheqje, por jo masë disiplinore. E së treti, pranimi në Policinë e Burgjeve edhe të kandidatëve të tjerë që vijnë nga struktura të tjera policore e ushtarake.

“Një urim e kam me zonjat gazetare që na e kanë bërë punën tonë më të lehtë me publikun. Sot në mbledhjen e qeverisë kaluam disa ndryshime në ligjin për Policinë e Burgjeve. Ky ligj është miratuar në vitin 2021, por gjatë implementimit ka hasur në disa problematika. Problematika e parë ka të bëjë me plotësimin e vakancave në sistemin e policisë së burgjeve. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve ligjore ne i japim zgjidhje këtyre problematikave.

E para ne i heqim kriterin e moshës deri në 35 vjeç për t’u bërë pjesë e Policisë së Burgjeve, pasi ky kufizim moshor nuk ka rezultuar efektiv në praktikë. Aq më tepër që është edhe një kriter diskriminues.

Së dyti kemi përcaktuar rregulla lidhur me ripranimin në Policinë e Burgjeve për ish-punonjësit që janë larguar me dorëheqje dhe jo me masa disiplinore.

Së treti, hapim një dritare për pranimin në Policinë e Burgjeve edhe të kandidatëve të tjerë që vijnë nga struktura policore dhe ushtarake, që plotësojnë kushtet e pranimit në Policinë e Burgjeve”.

ministri i Drejtësisë ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.