Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministri Vengu pret homologun belg: Forcojmë kapacitetet tona

10:16 / January 20, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6672
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka pritur këtë të martë në një takim homologun e tij belg Theo Francken, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e Mbrojtjes, me fokus të veçantë në stërvitjet e përbashkëta, rritjen e ndërveprimit operacional dhe zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Këto elemente konsiderohen thelbësore për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe për forcimin e sigurisë rajonale.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu vlerësoi partneritetin me Belgjikën dhe rolin e saj si aleate e besueshme në kuadër të NATO-s, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me vendet mike dhe aleate.

“Kënaqësi të prisja në Tiranë homologun belg Theo Francken, një mik i vyer i vendit tonë. Me Belgjikën po punojmë për të thelluar bashkëpunimin në stërvitje të përbashkëta, ndërveprim operacional dhe industrinë e mbrojtjes, si pjesë e përpjekjes për të rritur kapacitetet tona dhe sigurinë rajonale”, u shpreh ministri Vengu.

Në këtë takim u ritheksua se thellimi i partneritetit me aleatët mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë, në funksion të stabilitetit, sigurisë rajonale dhe perspektivës europiane të vendit.

belg Homologun ministri pirro vengu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu mbledh drejtuesit e shëndetësisë dhe kërkon angazhim të përditshëm në terren: Kujdesi shëndetësor nis duke dëgjuar qytetarët

17:39 / September 13, 2026

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

17:00 / September 13, 2026

Iu vu tritol tek dera e shtëpisë në Kamëz, ‘shënjestra’ i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

15:40 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.