Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ministria e Brendshme vlerëson me medalje nderi FRONTEX, Soreca: Bashkëpunimi me Policinë shqiptare, model në Rajon

18:29 / May 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Soreca 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi  ka vlerësuar sot me medalje nderi FRONTEX, Agjencia Evropiane e Rojës Bregdetare dhe Kufirit, dy vite pas nisjes së misionit në Shqipëri. Ceremonia u zhvillua pasditen e sotme në godinën e Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Gjirokastrës, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca si dhe drejtues të FRONTEX dhe Policisë së

Për kreun e përgjithshëm të Policisë Kufitare, Eduart Merkaj, bashkëpunimi me Frontex ka qenë një histori suksesi.

“Impakti i këtij bashkëpunimi është i dukshëm. Gati 90 % e emigranteve të parregullt janë kapur në korridorin e veprimeve operacionale. Kemi patur efiçensë në shkëmbimin e informacionit për goditjen e grupeve kriminale, identifikimin e autorëve të veprave kriminale etj. Prej fillimit të operacionit, 1800 punonjës Policie Frontex, 578 roje kufitare vendase janë përfshirë në operacion. Numri i emigranteve të parregullt të kapur në zonën e operacionit pësoi rritje 6 here me shume se më parë. Operacionet e përbashkëta kanë patur produkt rritjen e sigurisë së kufijve”, tha ai.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca nga Kakavija në një prononcim për mediat vlerësoi bashkëpunimin e policisë shqiptare me FRONTEX si model në rajon.

“Ky bashkëpunim ka shërbyer si një model në rajon. Shqipëria vazhdon të jetë një model në zgjerimin e bashkëpunimit të përbashkët. Kemi pasur rezultate konkrete bashkëpunimi. Prania e FRONTEX është dëshmi e sfidave tonat të përbashkëta. Do të angazhohemi me policinë shqiptare dhe mbështetje financiare” tha ai.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Shqipëria është shembull.

“Model i jashtëzakonshëm bashkëpunimi. Vullneti i qeverisë shqiptare për të qenë pjesë e BE. Janë marrëveshje të tilla që e jetësojnë këtë aspiratë për të qenë pjesë e BE-së. Shqipëria po bëhet një model që po ndiqet edhe nga vende të tjera jo anëtare të BE falë rezultateve pozitive të këtij bashkëpunimi. Marrëveshja me FRONTEX nuk është një rast i shkëputur. Shqipëria është ftuar nga Europol jo vetëm si pjesë e hetimeve evropiane por edhe të udhëheqë një nga këto grupet në luftën kundër trafikut” tha ai.

Shefi i FRONTEX u shpreh se “jemi krenarë për këtë bashkëpunim me Shqipërinë. Këto operacione kanë dhënë rezultate pozitive në forma të ndryshme të krimit ndërkufitar. Frontex do të vazhdojë mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat tuaja të integrimit dhe kemi filluar donacioni e dytë në Shqipëri”.

Frontex soreca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.