Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ministria e Bujqësisë lehtëson proçedurat, mbi 16 mijë fermerë aplikojnë për naftë pa taksa

23:32 / March 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bujqesia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se 16 mijë fermerë kanë aplikuar në e-albania për të përfituar nga skema e naftës pas taksa. Ministria e Bujqësisë u kanë lënë afat të gjithë fermerëve që të aplikojnë deri më 30 mars, por ka ndryshuar edhe disa kritere të përcaktuara në skemë, në mënyrë që të aplikojnë sa më shumë.

Permes një udhëzimi  të ditëve të fundit Ministria e Bujqësisë ka lehtësuar procedurat e aplikimit. Sipas ndryshimeve të gjithë fermerët e regjistruar që kanë marrë një tokë me qira por që nuk kanë dokument që e vërteton, mund të aplikojnë për të marrë naftën me çmim të përgjysmuar, mjaftojnë firmat e qiradhënësit dhe të qiramarrësit. Po ashtu ata mund të bëhen përfitues edhe vetëm nëpërmjet vetëdeklarimit, dhe të marrin një vërtetim në njësinë administrative.

“Do të konsiderohen të vlefshme edhe kontratat e qiramarrjes/huapërdorjes, të firmosura nga palët, por të panoterizuara dhe që përmbajnë sipërfaqen totale dhe të parcelave të tokës bujqësore objekt qiramarrjeje, si dhe vendndodhjen e secilës parcelë. Kontrata të përfshijë të drejtën e përdorimit të tokës për vitin 2021. Në këtë rast, kontrata shoqërohet me një vërtetim të lëshuar nga njësia administrative përkatëse, që konfirmon përdorimin dhe pronësinë e parcelave të tokës objekt i kontratës, thuhet në udhëzim.

Po ashtu lehtësi ka edhe për fermerët që nuk kanë AMTP-në, dhe ajo nuk ju konfirmohet kadastra. Në këto raste do të jetë Drejtoria e Administrimit të Tokave që do të verifikojë në bashki pronësinë e tokës. Aktualisht përfitues direkt të skemës janë 57.044 fermerë që janë të regjistruar, ndërkohë që në total pritshmëritë janë për deri 70 mijë aplikime.

bujqesia nafte pa taksa procedurat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.