Ministria e Drejtësisë e Greqisë doli sot me një
komunikatë për videon që tregon vrasjen e një të burgosurit shqiptar në burgun
e Korydallos.
Burimet sqarojnë se “Videoja e Korydallos” i referohet ngjarjeve të 14 janarit, të cilat
tashmë janë duke u hetuar nga një hetues i veçantë dhe është një element i dosjes
përkatëse të rastit.
“Sa i përket këtij rasti të veçantë, dihet se për herë të parë, drejtësia dhe
qeveria kanë lëvizur me vendosmëri dhe shpejtësi për një çështje që askush nuk
guxonte ta prekte për vite. Rezultati ishte zbulimi i një rrethi të madh
kriminal me të cilin askush nuk guxonte të përplasej përveç qeverisë së sotme. Hetimi
gjyqësor vazhdimisht zbulon aspekte të reja të ciklit të dhunës dhe krimit”,
thuhet në deklaratën e MD së Greqisë.
Publikimi i imazheve sipas zyrtarëve të qeverisë greke dëmtim Policinë dhe gjyqësorin e këtij vendi. Ata pohojnë se kërkohet “luftë e vazhdueshme” për crrënjosjen e qarqeve kriminale në burgje.