Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë zgjeron amnistinë penale duke shtyrë afatin e përfituesve deri në 31 maj 2026.

12:34 / June 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gogu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën e fundit para miratimit, Ministria e Drejtësisë zgjeron amnistinë penale duke shtyrë afatin e përfituesve, nga 31 dhjetor 2025 në 31 maj 2026.

Me këtë shtyrje afati, zgjerohet lista e përfituesve nga amnistia në 1335 të dënuar.

“466 lirim menjëherë, 11 gra, 1 i mitur. Ulet dënimi për mbi 868 të dënuar, 8 gra, 2 të mitur”, tha ministri Gogu.

Por Gogu edhe një herë garantoi se nga kjo amnisti nuk përfiton asnjë subjekt i SPAK.

“Në këtë amnisti nuk përfitojnë subjekte të SPAK”, shtoi Gogu.

Me hyrjen në fuqi të amnistisë lirohen menjëherë gratë që u kanë mbetur deri në 4 vite burg dhe burrat që u kanë mbetur deri në 3 vite, pavarësisht dënimit fillestar.

Me përjashtim të veprave të rënda penale, përfitojnë gjithashtu gratë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël kur kanë kryer veprën.

Kategoritë që nuk përfitojnë nga amnistia e plotë, por vetëm nga një ulje dënimi me një vit, janë persona të dënuar për vepra të rënda penale, krime kundër njerëzimit, krime seksuale, vepra kundër fëmijëve, përfshirje në organizata kriminale apo korrupsion, ndërsa përjashtohen personat e dënuar për krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime kundër shëndetit, krime kundër mjedisit, krime kundër pavarësisë e rendit kushtetues, krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, krime me qëllime terroriste, krime kundër autoritetit të shtetit, krime kundër drejtësisë, krime kundër zgjedhjeve.

amnisti penale ministria e Drejtesise perfitues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lirimi i hapësirave publike në Shkodër, Rama: I hapet rrugë ndërtimit të Qendrës së re të Integruar të Informacionit Turistik

12:28 / June 18, 2026

Debate në Kuvend/ Demokratët bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

12:18 / June 18, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin Rrugor

09:32 / June 18, 2026

Rama ndan pamjet: Plazhet publike të Shëngjinit, çdo ditë më të pastra dhe mikpritëse për pushuesit

08:08 / June 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.