Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Ministria e Financave sqaron se përse administrata ende nuk ka marrë pagat

16:24 / January 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
admini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arsimtarë, policë dhe punonjës të Shëndetësisë nuk kanë marrë ende pagat e muajit dhjetor. Ndonëse këto paga duhej të kishin kaluar që në datën 3 janar, një pjesë e madhe e punonjësve në sektorin publik ende nuk kanë marrë rrogën e dhjetorit.

Ministria e Financave ia ka kaluar përgjegjësinë për vonesën e rrogave ministrive të linjës. Sipas Financave, Thesari i Shtetit nuk ka mungesë likuiditeti, por Ministritë e linjës nuk kanë përcjellë ndarjen e detajuar të buxheteve të tyre, çka pengon hedhjen e rrogave të punonjësve.

Veçanërisht Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, të cilat kanë edhe numrin më të madh të punonjësve në sektorin shtetëror, nuk kanë përcjellë listëpagesat dhe dokumentacionin e nevojshëm pranë Financave, për t’i hapur rrugë pagesës së rrogave për punonjësit.

Çdo fillimviti, Ministritë e linjës dhe të gjitha institucionet publike duhet të bëjnë ndarjen mujore të buxheteve, sipas zërave respektivë. Kjo ndarje përcillet në Ministrinë e Financave dhe, vetëm pas kësaj, Qeveria autorizon kalimin e fondeve, përfshirë ato për pagat e punonjësve.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave, deri më tani këtë e kanë bërë vetëm një pjesë e institucioneve publike, punonjësit e të cilave i kanë marrë pagat, ndërkohë që pjesa më e madhe ende nuk e ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, duke i lënë punonjësit pa pagat e dhjetorit.

administrata Financa Paga para sqarim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhvatën 200 mijë euro të kilentëve/ Tiranë, pranga drejtorit dhe zëvendësit të një banke, 4 të tjerrë në arrest shtëpiak

09:29 / June 3, 2026

Shënjestra ishin zyrtarët e administratës së Trump, çfarë i tha agresori policisë pas arrestimit

16:00 / April 26, 2026

Kosova në gjunjë para Albin Kurtit

20:48 / April 20, 2026

Negociatat me BE-në, Rama: Administrata shqiptare më ka surprizuar, përfaqësim dinjitoz në Bruksel

13:23 / April 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.