Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministria e Jashtme “e dështuar”, Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…

12:03 / January 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6622
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një konference për mediat këtë të hënë, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me kritikat e javës së kaluar të kryeministrit Edi Rama dhe thirrjen e tij për një reformim të dikasterit që ajo drejton.

Ministrja Spiropali u shpreh se bie dakord me deklaratën e kryeministrit pasi edhe ajo mendon që ky dikaster ka nevojë për një reformim.

“Në dukje ka një kontradiktë mes nivelit të përfaqësimit dhe respektit që Shqipëria ka krijuar në nivelin ndërkombëtar dhe asaj që u tha për nevojën për strukturim dhe reformim, konstatim për të cilin jam dakord. Në këto 100 ditë që unë drejtoj Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, kam parë njerëz me ekspertizë të jashtëzakonshme ashtu siç padiskutim, kemi bërë një analizë të nevojave për reformim, si ligji për diplomacinë që kalon më 28 janar që do i japë më shumë hapësirë meritokracisë, talenteve të reja, hapjes së ministrisë për të rinj që kanë punuar në organizata të jashtme dhe duan të japin një kontribut për Shqipërinë.”, tha ajo.

Sipas Spiropalit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme duhet të ngrihet në një nivel tjetër të përfaqësimit dhe të diplomacisë publike, për shkak të rolit të ri që merr Shqipëria dhe procesit për anëtarësim në BE.

“Në këto 100 ditë kemi patur një aktivitet shumë intëensiv, si me vendet e BE, vende të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejtë në dhe viti 2026 do jetë viti kur kjo mësymje diplomatike do jetë më eficente dhe efikase”, tha ministrja duke shtuar se ky është një projekt shumë ambicion që kërkon angazhimin e gjithë trupës diplomatike që duhet të ngrihet në lartësinë e këtij misioni.

dështuar Ministria e Jashtme Rama spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.