Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hapet edhe në Kukës Zyra e Mobilizimit

16:24 / April 29, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mimi Kodheli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në hapjen e zyrës në Kukës, ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga komandanit i Komandës Mbështetëse kolonel Ardian Bali dhe sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës së qarkut të Kukësit z. Abdulla Domi.

Të pranishmit panë nga afër mjediset e reja të kësaj zyre, e cila sipas ministres Kodheli do të shërbejë për t’i ardhur më mirë në ndihmë banorëve të kësaj zone, të cilët përballen shpesh me situatat e emergjencave. “Është një nga qendrat ku asistohet më shumë qytetari se në çdo qendër tjetër edhe për shkak të motit që shpeshherë bën surpriza jo të këndëshme duke na dërguar dëborë, duke qenë ftohtë duke bllokuar rrugët, por edhe për faktin që kjo është një pikë shumë e rëndësishme e veprimtarisë së Forcave të Armatosura sidomos tani që kemi hapur edhe zyrën e mobilizimit, e cila do të shërbejë për një database më të saktë të të gjithë ish-ushtarakëve në rezervë apo në lirim, të cilët kanë mundësinë të përgjigjen kërkesave gjithmonë në rritje të qytetarëve për shkak të emergjencave apo për shkak të nevojës për asistencë.” – tha ministrja Kodheli.

Nga ana e tij, sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës rreshtoi kontributin e Forcave të Armatosura vitet e fundit, në ndihmë të komunitetit në këtë zonë, duke filluar që nga pastrimi i liqenit dhe deri te zhbllokimi i rrugëve nga bora.

Zyra e re e Mobilizimit të rezervistëve është hapur në mjediset e Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale në qytetin e Kukësit, çka pritet të sjellë një bashkëpunim më të mirë me këtë strukturë të Forcave të Armatosura, e cila qëllim kryesor ka t’i vijë në ndihmë banorëve dhe pushtetit lokal në rastet e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile./TiranaNews/

Kodheli Kukes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.