Ministria e Mbrotjes ka bërë një bilanc për situatën në vend të shkaktuar nga rikthimi i reshjeve intensive, në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika.
“Po punohet nga forcat në aksin rrugor Skuraj-Burrel, ku ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin. Ka prani uji në oborret e disa banesave në Mirditë, për shkak të daljes së përroi të Zmejës nga shtrati.
Situata po monitorohet në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”.
Po ashtu po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër. Të gjitha forcat janë në terren për të shmangur çdo problematikë që shfaqet”.
Lexo edhe https://tirananews.al/video-moti-i-keq-nderpritet-energjia-ne-disa-zona-te-fierit/