Pas basketbollit, edhe volejbolli ka marrë “dritën jeshile” nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale teksa është vendosur të rifillojë aktiviteti. Kujtojmë se si basketbolli dhe volejbolli kanë qenë të ndaluara të zhvilloheshin prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, duke qenë se luhen në ambiente të mbyllura.
Megjithatë, tashmë kjo fazë ka marrë fund teksa lajmin për rifillimin e aktivitetit e ka dhënë Federata e Volejbollit, ndërsa bashkangjitur me të është edhe shkresa nga ana e Ministrisë. /VipSport.al/
Njoftimi i FSHV:
Në vijim të kontakteve të vazhdueshme që në fillim të sezonit që Federata Shqiptare e Volejbollit ka patur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka mbërritur edhe vendimi që hap dritën jeshile për rikthimin në parket të aktiviteteve zyrtare të volejbollit. Brenda ditës së sotme do t’u komunikohet klubeve e shoqatave vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FSHV-së, si dhe informacioni e protokolli mbi mënyrën sesi do të veprohet me masat anti-“COVID-19”.
