Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministriali euro-ballkanik/ Bregu: Bashkëpunimi transatlantik, më i rëndësishëm se kurrë! Të mbrojmë interesat e rajonit

18:39 / September 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
majlind abregu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu, ka qenë e pranishme në ministerialin euro-ballkanik te Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, qe po zhvillohet sot në Tirane në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në fjalën e saj, Bregu tha se bashkëpunimi transatlantik nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm, më i nevojshëm dhe më qartë se sot, në mborjtje të interesave të rajonit tonë, Evropës dhe mbarë botës.

“Më pak se pas një viti, kur Tirana priti Samitin BE Ballkan Perëndimor, po bëhen përgatitjet për #BerlinProcessSummit.

Por sot, unë nuk e pata aspak të lehtë të flisja qetësisht për bashkëpunimin rajonal, thelbi i së cilit qëndron tek garantimi i sigurisë dhe forcimi i marrëdhënieve të mira. Kosova është në zi. Një polic kosovar, një baba, si mijëra të tjerë që veshin uniformën e tyre çdo ditë për sigurinë e vendit, u vra në krye të detyrës, duke na kujtuar edhe një herë më shumë sakrificat e mëdha që bëhen për të siguruar dhe ruajtur paqen, por edhe nevojën e padiskutueshme që autorët e një krimi si ky, të mbajnë përgjegjësi.

Bashkëpunimi transatlantik nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm, më i nevojshëm dhe më qartë se sot, në mborjtje të interesave të rajonit tonë, Evropës dhe mbarë botës. Si një rajon ku konkurrojnë interesat gjeopolitike dhe strategjike, Ballkani Perëndimor është një shesh i hapur për kërcënimet e sigurisë.

Ballkani Perëndimor ka bërë përparim të rëndësishëm në dy dekadat e fundit, megjithatë nuk jemi aty ku donim dhe do të duhej të ishim dhe për fat të keq, konfliktet pengojnë investimet dhe rritjen ekonomike.

Që të gjitha çka themi nëpër takime si këto të realizohen, ka nevojë për të balancuar urtësinë e mësimeve të së shkuarës me mundësitë e të ardhmes.

Të investosh për të ardhmen do të thotë të përqafosh ndryshimin, inovacionin dhe përparimin,adoptimin e teknologjive të reja, zhvillimin e strategjive dhe përshtatjen me një botë gjithmonë e më shumë në ndryshim. Do të thotë të kesh atë qasjen largpamëse që të dikton se bota po ndryshon vazhdimisht dhe e ardhmja s’mund të jetë vetëm pasqyrë për të shkuarën.

Ndërsa po nisim një sezon intensiv takimesh të rëndësishme të nivelit të lartë BE-BB, do të na duhen më pak fjalime me fjalë të bukura dhe gjithnjë e më shumë punë konkrete, fokus në përfitimin maximal nga qasja me tregun e të BE-së, financime serioze, zbatim pa vonesë”, tha Bregu.

Bashkëpunimin Rajonal majlinda bregu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.