Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ministrja Arsimit: Rritjen me 5 % të buxhetit për arsimin nuk e plotëson as Gjermania

21:57 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547637137 besashahini1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i ri i Arsimit, Besa Shahini, ka thënë se një nga kërkesat e studentëve, ajo e rritjes në 5% të buxhetit për arsimin e lartë është e parealizueshme në këtë fazë sepse duhet të krijohet një plan buxhetor afatgjatë.

E ftuar në emisionin ‘Mbrëmje Ide’ nga Mirela Milori, Shahini ka thënë se këtë rritje nuk e ka asnjë vend në rajon, madje dhe vende si Gjermania, Danimarka dhe Kanadaja janë afër 5%, pra nuk e kanë arritur pavarësisht se atje qytetarët taksohen për 40% të punës.

“5% rritje është një kapërcim i madh dhe nuk e ka rritur asnjë vend në rajon. Eshtë thjesht e pamundur që të arrihet një rritje e tillë e buxhetit për arsimin sepse nuk është vetëm për arsimin e lartë.

Asnjë vend në rajon nuk e realizon në afat të shkurtër. Ajo që mund të bëjmë është të krijojmë një plan afatgjatë 10-vjeçar që të çojë në një rritje serioze dhe të mjaftueshme për arsimin e lartë.

Për një periudhë të caktuar kohore do kemi një rritje të GDP për arsimin, por të themi 5% është e parealizueshme për gjithë rajonin. 5% për arsimin nuk mund të bëhet në këtë fazë.

Vendet si Gjermania, Danimarka, Kanadaja që kanë një investim afër 5% të GDP-së në arsim, mënyra si taksojnë qytetarët është ndryshe nga se taksohet në Shqipëri. Atje taksohet rreth 40 % e punës së tyre, këtu taksohet 5 % e punës”, tha ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Besa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.