Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije se edhe sektori i ujësjellës-kanalizimeve do të përfitojë rritje pagash.
Gjatë inspektimit të ujësjellësit të ri në Lushnjë, ministrja theksoi se edhe edhe ndërmarrjet do të kenë eficencë më të lartë financiare.
“Do të jetë një sfidë e re. Me një menaxhim të mirë dhe planifikim të mirë unë besoj se edhe pagat do t’iu rriten punonjëse të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, por edhe ndërmarrjet e agreguara do të kenë eficencë më të lartë financiare”, deklaroi ministrja.