Në seancën plenare në Kuvend, ministrja Belinda Balluku tha se sektori i energjisë ka qenë fokusi i qeverisë.
Ajo tha se nuk krahasohen me asnjë qeveri tjetër ndërsa ‘sulmoi’ opozitën duke thënë se kjo e fundit do të sulmojë mazhorancën pavarësisht punëve që bëjnë.
“Sektori i energjisë ka qenë një sektor prioritar dhe vazhdojmë sot e kësaj dite ta kemi në fokus. Ne nuk kemi me kë krahasomi tjetër. Pavarësisht se nxitemi për të qenë më të mirët çdo ditë në punët që bëjmë do të krahasohemi me ata që ishin para nesh, nuk ka si të jetë ndryshe”,-tha ajo.