Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja Balluku i kthehet opozitës: Të tallesh me batuta për larje rrobash nuk është gjë e mirë

18:11 / September 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka replikuar gjatë seancës së sotme plenare me një nga deputetet e opozitës pasi kjo e fundit ndërhyri në fjalën e ministres në Kuvend.

Nga foltorja e Parlamentit ministrja sqaroi deklaratat e saj për larjen e rrobave duke thënë se ajo vetëm kishte shpërndarë një fushatë sensibilizuese për kursimin e energjisë. Gjithashtu ajo tha se detyra e saj është të sigurojë energji.

“Unë e dashur nuk merrem me temperaturën e larjes së rrobave sepse unë i laj sipas mundësisë time siç i lan edhe ti siç i lajnë edhe të tjerët. Personalisht deri më sot nuk kisha dalë kurrë të flisja për larjen e rrobave, gjeje kur kam folur ma nxirr me video, nuk kam folur kurrë po ama kam shpërndarë siç duhet ta bësh edhe ti që je qytetare e këtij vendi, kam shpërndarë një fushatë për sensibilizimin e qytetarëve për kursimin e energjisë. Po zonjë e dashur po e le frigoriferin hapur punon duke qenë se duhet të rri në katër gradë, punon më fort dhe harxhon më shumë energji, po ta lesh dritën hapur zonjë e nderuar harxhon më shumë energji, edhe lavatriçen laje si të duash unë nuk kam një ekspertizë për të ndarë me ty për lavatriçen. Ma gjej me video kur kam folur se nuk kam kohë. Unë i laj rrobat e mia ashtu siç di në 12 të natës se nuk më del koha, ti tani laji si të duash, detyra ime është që të garantoj furnizim të pandërprerë me energji elektrike, dhe deri tani unë, Ministria dhe të gjitha ndërmarrje energjetike ia kemi dalë. Të vish këtu të tallesh dhe të harxhosh kohën me batuta për larje rrobash për derën e frigoriferit nuk është gjë e mirë ”, tha Balluku.

Ndër të tjera, ministrja përmendi masat për kursimin e energjisë dhe në vendet e tjera në Evropë duke i marre si referencë në deklaratën e saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhe kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve për protestën, Policia: Nuk i kemi dërguar ne

13:12 / October 22, 2026

Përfundon seanca plenare, policia heq perimetrin e sigurisë pranë Kuvendit/ Protestuesit vijojnë marshimin drejt rrugës kryesore

12:59 / October 22, 2026

Marta Kos nga Mali i Zi: Për Shqipërinë është vendimtare ruajtja e ritmit drejt BE-së

12:23 / October 22, 2026

Gjobë e majme për “META” për skandalin me të dhënat e përdoruesve të Facebook

11:46 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.