Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja Balluku inspekton punimet në Bypass-in e Vlorës: Punimet përfundojnë pas 1 jave, me 16 korrik hapet

21:45 / July 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke filluar nga 16 korriku, qytetarët që kanë zgjedhur jugun e vendit për kaluar pushimet, do të mund të kalojnë tashmë nga Bypassi i Vlorës. Ministrja e Transporteve, Belinda Balluku, inspektoi mbrëmjen e sotme punimet në Bypass, ndërsa tha se do të jetë i kalueshëm për automjetet më 16 korrik.

Balluku theksoi se punimet pritet të mbarojnë më 15 korrik, ndërsa më 16 korrik do të bëhet përurimi i rrugës. Ky segment do të jetë një alternativë më shumë për pushuesit për të udhëtuar më lehtësisht drejt bregdetit të jugut.

“Kjo rrugë do të jetë e përfunduar më 15 korrik, mbyllen të gjitha punimet, mbrëmjen e15 korrikut do të punohet me policinë për kolaudimin dhe më pas me përfaqësuesit europian pasi ata janë mbështetësit financiar të këtij projekti dhe me kryeministrin, më 16, të premten, kur njerëzit do të aksesojnë jugun nëpërmjet kësaj rruge, më 16 pasdite, me kryeministrin dhe përfaqësues të delegacionit Europian, do të hapim këtë rrugë për kalim. Do të shkojnë në jug pa patur nevojë të kalojnë nga qyteti i Vlorës që do të mbete një sajt turistik, por jo një rrugë kalimi për në jug”, tha ministrja.

Gjatë inspektimeve, Ministrja e vuri theksin te siguria rrugore, ndërsa tha se i është kërkuar edhe Policisë së Shtetit që të inspektojë rrugë përpara se ajo të bëhet e kalueshme për automjetet, në mënyrë që të bëhen ndryshimet që mund të jenë të nevojshme.

“Ecuria e punimeve është shumë e mirë, në kantiere po punohet ditën edhe natën. Ne jemi të përqendruar te siguria rrugore dhe shikoj që dukshëm janë përmbushur disa nga kushtet e sigurisë rrugore, i kemi kërkuar Policisë së Shtetit që të vijë par ase të dorëzohet vepra dhe do inspektojmë rrugën dhe ata do të na japin sugjerimet e tyre për ndryshimet që mund të jenë të nevojshme”, u shpreh Balluku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.