Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministrja Balluku inspekton ujësjellësin e ri të Belshit: Ujëmatës të rinj tek të gjithë abonentët

12:17 / January 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 92
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, ka vizituar këtë të martë ujësjellësin e ri të Belshit. E shoqëruar dhe nga kryetari i Bashkisë Belsh, Balluku inspektoi stacionin e ri që u mundëson qytetarëve të kësaj zone furnizimin me ujë të pijshëm. Po ashtu ministri Balluku pohoi se qeveria do të garantojë jo vetëm cilësi në shërbim por edhe transparencë, duke shtuar se do të vendosen ujëmatës të rinj tek të gjithë abonentët.

“Këtu është ndërtuar rrjeti në 1986 dhe duhet t’i ofronte shërbim 33 mijë banorëve dhe ndërkohë qeveria shqiptare tashmë prej kohësh investon për të pasur ujë 24 orë, kushtet sanitare dhe higjienike të ujit të pijshëm dhe për të arritur standardin që në këtë rast 180 litra për sekondë në ditë. Pompat e ujit duan energji dhe ne kemi nisur disa projekte pilot me 3 faza, ku e treta ka të bëjë me panelet diellore.

Kemi ujëmatësit e rinj që do të vendosen tek të gjithë abonentët për të mos pasur asnjë konfuzion sa i përket konsumit të tyre real, që tashmë do të kontrollohet i plotë. Kështuqë duke ofruar të gjithë shërbimin me kushtet e duhura do të kemi mundësi që të kuptojnë në kohë reale konsumin ujor apo mujor të ujit. Pra jo vetëm cilësi shërbimi por edhe transparencë.

Qeveria në formulën e re të agregimit të 61 ndërmarrjeve tashmë ka një rol kryesor te vendimarrja pasi ka 50% të aksioneve. Dhe duke pasur këtë lloj instrumenti tashmë qeveria do të vazhdojë të kontribuojë dhe do të jetë kontributori kryesor në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Do të ketë mundësi që në ndërmarrjet e tjera që janë pjesë e këtij agregimi, pra të Elbasanit të aplikojnë të njëjtën skemë që ka bërë Belshi përsa i përket energjisë elektrike, pra efiçensës“,-tha ministrja.

belinda balluku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.