Ministrja e Transportit të Afrikës së Jugut, Sindisiwe Chikunga ka rënë pre e një grabitjeje.
Ajo u shpreh se kishte ndaluar makinën në autostradë për të ndryshuar një gomë kur një person i drejtoi armën, ndërsa të tjerë u futën në automjetin e saj dhe morën të gjitha sendet me vlerë.
“Ata vodhën laptopë, një telefon dhe armët e truprojave”, tha ajo.
Afrika e Jugut është përballur prej kohësh me nivele të larta krimi, por është shumë e pazakontë që një ministër që udhëton me truproja të armatosur të grabitet në automjetin e tij.
