Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministrja Bora Muzhaqi në Rin Camp 24: Mbështesim 26 projekte rinore në të gjithë Shqipërinë

18:34 / August 31, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
457569517 542951008089708 1087925917446540822 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi diskutoi me të rinjtë e kampit rinor Rin Camp. Gjatë fjalës së saj, Ministrja Muzhaqi vlerësoi angazhimin gjithnjë e më të madh të rinjëve në diskutimin dhe avancimin e ideve dhe projekteve të tyre. Në këtë frymë dhe punimet e kampit rinor “Rincamp”, u përqëndruan tek diskutimi mbi politikat rinore dhe nismat konkrete në funksion të tyre.

Ky takim është në vijim të qindra aktiviteve tona të përbashkëta të organizuara me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, që kanë përfshirë rininë në vendimmarrje, i kanë aftësuar në fusha nga më të ndryshmet, dhe i kanë pajisur me aftësi dhe dije sipas nevojave të secilit grup. Mbi 13,000 të rinj janë angazhuar në këto aktivitete nga Tropoja në Konispol, tha Muzhaqi.

Ndërkohë kemi financuar 23 projekte për të rinjtë, jo vetëm nga buxheti i shtetit por edhe falë punës së bërë me donatorët të cilët falë rritjes së besimit dhe transparencës, po na asistojnë me buxhet për më shumë mundësi angazhimi për të rinjtë.

Duke filluar nga shtatori do të zbatojmë plot 26 projekte me organizatat për të rinjtë në të gjithë territorin e vendit, duke ndikuar në mënyrë direkte apo indirekte rreth 28,000 të rinj, që do mund të angazhohen në aktivitete nga më të ndryshmet, trajnime, sport, art, kulturë, debat, e plot të tjera.

“Disa prej jush kanë përfituar nga programi i kodimit financuar nga qeveria shqiptare, ndaj brenda 6 muajve të parë të këtij viti, 500 të rinj kanë marrë dije si pjesë e këtyre kurseve”, tha Muzhaqi. Pavarsisht karrierës që ju dëshironi të ndiqni, vijoi ajo, aftësitë e mendimit kritik, aftësitë organizative dhe menaxhuese të teknologjisë së informacionit që keni mësuar në çdonjërin prej 35 disiplinave të ndryshme që ofrojmë, do t’ju shërbejnë përgjatë gjithë jetës. Për ata që nuk e kanë pasur ende mundësinë, ju inkurajoj ti bashkoheni 1,800 përfituesve të programit të kodimit.

Ndërkohë këtë vit, me programin kombëtar të praktikave të punës janë punësuar 162 të rinj nga 314 që zhvilluan praktikën vitin e shkuar në institucionet e administratës publike. Në fillim të shtatorit, do të presim edhe grupin e ri të praktikantëve që do të na bashkohen në institucione për këtë vit, program me anë të të cilit, u kemi vendosur të rinjve mbi 1200 pozicione në dispozicion.

Në Rin Camp të rinjtë diskutuam me Kryetarët e Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, Himarë, Vangjel Tavo dhe me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

457257841 475372218672771 2092402329382115333 n

bora muzhaqi Rin Camp 24
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.