Qeveria nuk ka një skenar ekonomik të përgatitur nëse do të ketë një mbyllje të dytë të vendit. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka thënë se nuk është përllogaritur pasi nuk do të “donim të mendonim mbylljen ekonomike”. Prandaj tha ajo ëshë e nevojshme të theksohet që njerëzit të kenë kujdes që të mos shkohet drejt kësaj mbyllje pasi do të jetë fatale për tu ringritur ekonomikisht.
“Unë i dhashë përgjigje shumë të sinqertë më parë dhe mund të kisha thënë që e kemi, por nuk e kemi. Nuk e kemi përllogaritur sepse nuk do të donim ta mendonim mbylljen ekonomike, jo tani, por dhe kur më është bërë pyetje në muajin qershor kam thënë që është një alternativë e pamundur. Kjo është e nevojshme të theksohet dhe ritheksohet nevoja që të kemi kujdes që të mos arrijmë atë numër infektimesh apo fatalitetesh për të cilat qeveria do të jetë e detyruar të mbyllë apo kufizoj. Prandaj njerëzit dhe të gjithë ne duhet të ruhemi sa më shumë të mundemi. PO nëse kjo ndodh do të jetë shumë e vështirë që të gjestionohet për bizneset. Në raport me qeverinë ne do të bëjmë të gjitha skenaret që bëmë sivjet, do të ulim shpenzimet, do të pengojmë disa punë publike për tu realizuar, do i shtyjmë në kohë, do negociojmë PPP-të. Po biznesi? PO familja? Konsumi familjar është ai që do të dëmtohet më shumë, sigurisht dhe buxheti i shtetit, por do të jetë fatale për tu ringritur pas një rimbyllje të dytë. Ky sens optimzimi nuk lidhet me faktin se ne po parashikojmë që nuk ka për të ndodhur, po për të ndërgjegjësuar që sa më shumë të kujdesemi që të mos ndodh aq më mirë do të jetë”, është shprehur Denaj në “Përballë” në RTSH.
