Edhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka uruar sot në ditën e mësuesit të gjithë arsimtarët, duke shprehur për ta mirënjohje dhe respekt maksimal.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Xhaçka nuk harron të nderojë gjithashtu edhe sakrificën e qindra mësuesve në disaporë.
“Gëzuar 7 Marsin ! Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët tanë, misionarë të ruajtjes dhe trashëgimit të gjuhës dhe identitetit shqiptar. Nderim kontributit dhe sakrificës së qindra mësuesve në Diasporë, në çdo kontinent, të cilët kultivojnë ndër breza dashurinë për gjuhën dhe Shqipërinë.”, u shpreh Xhaçka.
