Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja e Rinisë në OKB: Parandalimi i krimit te të rinjtë fillon me edukimin e hershëm

22:40 / June 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bora muzhaqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në debatin e nivelit të lartë me temë “Rritja e integrimit të të rinjve në politikat e parandalimit të krimit” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, SHBA, pasditen e 6 qershorit.

Ministrja ka sjellë në vëmendje aktet mizore që po ndodhin në luftën e Rusisë ndaj popullit ukrainas dhe duke cilësuar si të rëndësishme detyrimin që kemi për t’i siguruar fëmijëve dhe të rinjve paqen.

“Ne u detyrohemi fëmijëve dhe të rinjve tanë t’u sigurojmë paqen dhe të mbajmë përgjegjës fajtorët e krimeve kundër të pafajshmëve”, tha ministrja Muzhaqi .

Nga foltorja e të vetmes organizatë që ruan paqen, dinjitetin dhe barazinë për një planet të shëndetshëm, ministrja solli vëmendjen te reforma në drejtësinë penale.

“Për të garantuar që burgimi të jetë masa e fundit e detyrueshme kur bëhet fjalë për krimet e të miturve dhe për të shkurtuar periudhën e dënimit me burgim, kemi ndryshuar Kodin e Drejtësisë për të Miturit”, tha Muzhaqi duke sqaruar më tej se është zgjeruar dhe fusha e mbrojtjes ligjore të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, deri në moshën 21 vjeç.

Sipas ministres, parimet dhe vlerat morale të mësuara në familje dhe komunitet iu mundësojnë të rinjve të përfshihen dhe të kontribuojnë në vendimmarrje.

Ajo ka ravijëzuar se, për herë të parë, me mbështetjen e OKB-së në Shqipëri, “kemi strukturuar një metodologji të politikëbërjes për të rinjtë, ku ata vetë identifikojnë sfidat dhe sugjerojnë zgjidhje”. Kjo nëpërmjet Strategjisë Kombëtare të Rinisë, duke rritur gjithëpërfshirjen e të rinjve në konceptimin, hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave rinore, me një qasje shumësektoriale.

“Kjo strategji pasqyron nevojat e të rinjve tanë dhe përmes përfshirjes së tyre, ne kemi hartuar masa për të ofruar hapësira dhe shërbime sociale për të rinjtë, si dhe programe për barazinë gjinore. Duke ofruar aktivitete që i largojnë të rinjtë nga rruga e krimit, modele që frymëzojnë të rinjtë përmes mentorimit e zhvillimit të aftësive, si dhe këshillimin në shkolla”, deklaroi Muzhaqi.

Për ministren përgjegjëse të rinisë dhe fëmijëve në Shqipëri, “parandalimi i krimit te të rinjtë fillon me edukimin e hershëm”.

“Ne po përgatisim një program të zgjeruar aktivitetesh jashtëshkollore, i cili do të garantojë që koha pas shkollës të shpenzohet në rritjen e mirëqenies dhe promovimin e një stili jetese të shëndetshme të aktiviteteve produktive, duke filluar nga mësimi i kurseve teknologjike, te kopshtaria, artet, zejet mjedisi dhe sporti”.

Në përmbyllje ajo u ka bërë thirrje homologëve të saj ndërkombëtar që të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për t’iu përgjigjur sfidave aktuale të rinisë, duke synuar angazhimin e të rinjve në mënyrë efektive.

bora muzhaqi okb te rinjte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.