Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala takim me drejtuesit e spitaleve: Planifikoni dhe zbatoni protokollet për barnat

12:55 / October 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f7c9a6ea c531 4213 a80e 2976c9c9cb56 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcimi i cilësisë së shërbimit publik, zbatimi rigoroz i protokolleve mjekësore dhe sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me barna ishin në qendër të takimit të sotëm të Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof Evis Sala me drejtuesit e spitaleve të vendit.

“Pa protokolle në çdo spital, nuk mund të kemi standarde dhe planifikim të saktë të shërbimit. Cilësia e shërbimit, standardizimi dhe kostifikimi i tij bazohen në zbatimin rigoroz të protokolleve mjekësore” – theksoi Ministrja, duke kërkuar përgjegjshmëri maksimale në zbatimin e tyre.

Në të njëjtën linjë, Ministrja Sala vuri theksin tek furnizimi me barna dhe materiale mjekësore, duke kërkuar vendimmarrje të bazuar në të dhëna të sakta dhe nevojat reale të pacientëve.

“Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me barna dhe materiale mjekësore duhet të sigurohet në bashkërendim të plotë midis shërbimeve spitalore, farmacisë dhe strukturave të planifikimit, në mënyrë që çdo vendimmarrje të mbështetet në të dhëna të sakta dhe në nevojat reale të pacientëve”.

Gjithashtu, ministrja Sala theksoi rëndësinë e ecurisë së procesit të autonomisë spitalore dhe vijimin e degjitalizimit të proceseve të menaxhimit adminitrativ të spitaleve.

“Kërkohet bashkëpunim dhe angazhim maksimal për të marrë masat për përdorimin e Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Spitalor, që siguron digjitalizimin e gjithë dokumentave mjekësore të prodhuara. Vihet re një përdorim shumë i ulët dhe si rrjedhojë nuk është arritur eleminimi i procedurave me letra fizike”.

Një tjetër prioritet mbetet forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit midis spitaleve, Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe strukturave të Ministrisë, për të reaguar në kohë reale ndaj çdo situate.

drejtuesit e spitaleve Evis SaLA Ministrja e Shëndetësisë Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritet kufiri moshor për policinë/ Ndryshojnë kriteret e pranimit, deri në 35 vjeç për patrullën

12:08 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.