Nga Etilda Gjonaj
Për fat të keq u njoha përmes medias me disa deklarata dhe akuza të bëra pak me herët në këtë sallë nga deputetja Kryemadhi, për shkak se më duhej të isha present në një takim që organizohej me ambasadorët dhe të gjithë përfaqësitë diplomatike në Shqipëri, për të raportuar për zbatimin e reformës në drejtësi. Kur dëgjova me pas akuzat e bëra nga deputetja Kryemadhi ndaj meje, një pjesë e të cilave ishin në formën e drejtpërdrejtë të një shantazhi personal.
Nuk është hera e parë që në këtë sallë dëgjohen fjalime të mbushura me shpifje dhe trillime. Por ndihem e keqardhur dhe është e turpshme që përflitet për herë të kush e di satë, bashkëshorti apo familja ime. Janë në të drejtën e tyre të zgjedhin mënyrën që ju duket më efikase për të bërë opozitë por është e turpshme që në këtë sallë parlamenti si përfaqësues i qytetarëve, që duhet të ekzistojë debati në interes të qytetarëve, zëvëndësohet me sulme dhe shantazhe të nivelit personal dhe familjar. Unë nuk jam këtu për tu marrë me familjarët tanë, as nuk jemi këtu për lidhjet familjare ose farfisnore që kemi me njëri tjetrin sepse ky nuk është vëndi që I shërbehet intersave tona dhe të familjarëve tanë, por është vendi ku I shërbehet interesave të qytetarëve.
Është e vërtetë që bashkëshorti im ka mbajtur një pozicion inspektor kontrolli në Drejtorinë e Rajonale Tatimore Tiranë për një periudhë 10-vjeçare, i cili është larguar nga shërbimi civil me një vendim administrativ nga Drejtoria e Përgjithshme Tatimore para tre vjetësh, por që ka ndjekur rrugën ligjore dhe është kthyer me vendim gjykate të formës së prerë në pozicionin që ka patur dhe as më shumë e as më pak vetëm në pozicionin si inspektor në Drejtorinë e Përgjithshne të Tatimeve.
Nuk ka pasur asnjëherë të vetme një akuzë për korrupsion dhe nuk është larguar nga detyra për këtë shkak dhe kushdo që është i interesuar mund ta hetojë. Bashkëshorti im s’ka lidhje as me bandat dhe as lojërat e fatit apo subjekte që janë nën hetim për këto vepra penale dhe kushdo është i lirë ta verifikojë këtë. Përdorimi për shantazh është totalisht i papranueshëm.
Unë publikisht e deklaroj se kam qënë dhe jam e hapur për çdo diskutim dhe debat nëse ka fakte që kontestojnë për mënyrën se si e kam ushtruar unë detyrën e ministres së Drejtësisë, që nga momenti i ditës së parë dhe deri më sot. Kushdo që do ta bëjë këtë është i ftuar, i lutur ta bëjë deri në çfarëdo lloj veprimi që kam kryer unë në funksionin e ministres së Drejtësisë. Unë jam këtu në këtë detyrë për t’i shërbyer me integritet vetëm qytetarëve dhe vendit.
Meqënëse wshtw shumë e përfolur ngjarja e fundit për një hetim të nisur në Ministrinë e Drejtësisë e më pas disa arrestime, më lejoni t’ju sjell disa fakte lidhur me çështjen e hetuar nga prokuroria. Si çdo institucion në fushën e përgjegjësisë së tij, inspektimi i brendshëm i Ministrisë së Drejtësisë ka kryer inspektimin për veprimtarimë dhe ligjshmërinë financiare të Ministrisë së Drejtësisë për vitet 2016 – 2017. Pas gjetjes së raportit të auditit të brendshëm në bazë të legjislacionit në fuqi, gjetjet e këtij raporti i janë kaluar Inspektimit financiar të Ministrisë së Financave dhe ekonomisë. Ky inspektim ka bërë hetim më të thelluar dhe të brendshëm të dosjeve dhe gjetjeve të raportit të inspektimit të brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë dhe në fund ka vijuar me procedurat sipas kërkesave të ligjit për të dërguar në hetim dosjen e për tu hetuar më pas nga prokuroria.
Është prokuroria që e ka marrë në dorë këtë çështje dhe që ka vënë përpara përgjegjësisë autorët e dyshuar në këtë dosje. Nuk jam përfshirë në këtë çështje duke kapur apo duke ndikuar ashtu sië zonja Kryemadhi tha prokurorët, kjo jo vetëm për shkak të mungesës së legjitimimit që unë kam për këtë çështje por dhe për shkak të natyrës time. Nuk e bëj për asnjë lloj rasti e jo më për këtë çështje. Si rezultat i hetimeve, prokuroria ka gjetur shkelje në një sërë procedurash dhe për këtë arsye ajo ka nisur çështjen penale, madje duke ndaluar edhe një numër relativisht të konsiderueshëm zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të kësaj Ministrie.
Gjetjet e raportit të auditit lidheshin me procedurat e prokurimeve publike të kryera në Ministrinë e Drejtësisë për një sërë sistemesh të cilat edhe sot nuk janë funksionale, ku unë kam qenë e ftuar gjithashtu nga Komisini i Sigurisë dhe i Ligjeve për të raportuar pikërisht për mos funksionimin e këtyre sistemeve. Çështja e këtyre sistemeve është e hershme dhe sot që flasim e kanë kthyer mbikqyrjen elektronike në një sistem totalisht jofunksional, ku vetëm 6 persona qëndrojnë nën mbikëqyrjen elektronike për shkak të dështimit të këtij sistemi. Është e papranueshme të më kërkohet mua si ministre e Drejtësisë të mos bëj detyrën time dhe të akuzohem me akuza të paqëna për të heshtur dhe për të mos kryer funksionin tim. Kjo, më së pari, është një detyrë funksionale e çdo ministri, apo çdo drejtuesi tjetër të administratës publike dhe në rastin tim është akoma më domethënës, përsa kohë që unë si ministre Drejtësise kam dhe mbaj përgjegjësinë edhe të Koordiatorit Koombëtar Antikorrupsion.
Por në fund të fundit përtej gjithë shpifjeve e trillimeve detyra ime është vetëm të shërbej me integritet në këtë funksion, në këtë detyrë që kam marrë përsipër të bëj, përfshirë edhe baltën e kësaj natyre. Lufta kundër korrupsionit nuk mund të bëhet as për qëllime politke dhe as për të mbrojtur ata që janë të veshur nga politika, por është përballja përpara ligjit në mënyrë të barabartë dhe në këtë përballje kush është i pafajshëm nuk ka [pse të frikëoshet, do t’ia dalë me sukses. Perosnalisht gjatë gjithë jetës time, gjatë gjithë karrierës time i kam qëndruar dhe do t’i qëndroj besnike vetëm një gjëje që është pikërisht ligji.