Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ministrja Ibrahimaj: Mbështetje financiare deri 80 projekteve, çelim thirrjen për startup-et

13:50 / February 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 02 07 at 12.50.29
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tha se qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugën zhvillimit të ekosistemit të startup-eve. Në deklaratën për shtyp, pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj bëri të ditur se përmes fondeve do të mbështeten startup-et në tre faza të tyre. Thirrja e parë, theksoi ajo do të hapet me 16 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për 30 ditë

Ministrja u shpreh se parashikohet të mbështeten 50-80 projekte, ndërsa fondi në total për mbështetjen e startup-eve dhe lehtësuesve për vitin 2024 është 3 milionë euro. Në fazën fillestare mbështetja shkon deri në 1.5 milion lekë maksimalisht dhe mund të aplikojë çdo individ që ka një ide.

Në fazën e dytë mbështeten subjekte që kanë 1 vit që operojnë në treg, pra që kanë dorëzuar 1 vit pasqyra financiare dhe kanë krijuar një prototip dhe nëpërmjet fondeve ata mund të zhvillojnë prototipin, i cili duhet të jetë i tregtueshëm. Në këtë fazë mbështetja financiare arrin maksimalisht 4.5 milionë lekë.

Faza e tretë përfshin ato subjekte që tashmë kanë një prototip të zhvilluar, që është i tregtueshëm, por ka ende nevojë për financim që të rritet apo ndërkombëtarizohet. Mbështetja financiare në këtë fazë shkon deri në 9 milionë lekë.

startuo-et
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.