Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë një konferencë për shtyp, iu përgjigj kritikave për Bordin e Karburanteve për të cilat PD-ja ka bërë thirrje të vazhdueshme për shkrirjen e tyre në Gjykatën Kushtetuese. Ibrahimaj tha se me ngritjen e Bordit, kompanitë e hidrokarbureve në vendin tonë kanë regjistruar fitime më të ulëta.
“E them me përgjegjësi dhe bindje të plotë që bordet kanë zbatuar aktin normativ që parashikon formulën e përllogaritjes së çmimeve në çdo rast. Çmimi ndryshon në bazë të bursës për çmimin e naftës ë rafinuar dhe jo bruto.
Kam bindje të bazuar në shifra që marzhet e fitimit të kompanive të hidrokarbureve janë ndjeshëm më të ulëta se ato të një viti më parë, që nga ngritja e bordeve. Që do të thotë që për sa kohë çmimet e karburanteve do të jenë mbi mesatare ne do të fillojmë të mbajnë këtë regjim. Do të vijojmë për sa kohë të jetë e nevojshme që çmimet e karburanteve të mbahen nën kontroll”, u shpreh ajo.