Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ministrja Ibrahimaj të rinjve: Nuk ju kemi harruar, 12 milionë euro për aftësimin dhe punësimin tuaj

13:49 / December 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4907
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit Delina Ibrahimaj, ndodhen këtë të premte, më 12 dhjetor, në një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit, konkretisht përmes portalit puna.gov.al.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj foli pak për buxhetin e vitit 2026 të miratuar ditën e djeshme në seancën maratonë të zhvilluar në Kuvend.

Ibrahimaj tha se ndonëse në këtë buxhet janë përqendruar më shumë në dy kategoritë e tjera siç janë pensionistët dhe të punësuarit, nuk kanë harruar të mbështesin të rinjtë dhe tha se kësaj kategorie i janë dedikuar 12 milionë euro.

“Vendosëm që sot ta bëjmë këtë takim sepse po diskutojmë për buxhetin 2026, si na çon drejt objektivave që i kemi vënë vetes për vitin 2030.

Dua të ndalem pak tek buxheti për vitin 2026. Vërtet ne jemi përqendruar tek dy kategoritë e tjera, tek pensionet për pensionistët dhe tek pagat, të ardhurat e atyre që tashmë janë në punë dhe si ato janë rritur dhe si ne synojmë t’i arrijmë, por shumë pak kemi folur për çfarë ne shohim dhe duam të bëjmë për të rinjtë dhe prandaj jemi mbledhur sot këtu me të rinj që kanë bashkëpunuar me ne për t’u aftësuar, punësuar dhe vetëpunësuar.

Në buxhetin 2026 kemi dyfishim të fondeve për të gjitha programet e punësimit dhe aftësimit të të rinjve. Janë 12 milionë euro në dispozicion të të rinjve sepse vërtet besojmë se duhet të mbështesim pensionistët që kanë kontribuuar për këtë vend, të punësuarit që rrisin të ardhurat e buxhetit, por nëse nuk investojmë tek të rinjtë ndalon i gjithë ky zhvillim.”, tha Ibrahimaj.

Për këtë arsye ministrja Ibrahimaj tha se janë ndalur tek programet e nxitjes së punësimit, në veçanti tek programi i kodimit.

Ibrahimaj Ministrja punësimin të rinjve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.