Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ministrja Kushi firmos në SHBA: Studime të nivelit ndërkombëtar pa u larguar nga Shqipëria

13:00 / December 6, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c264159a 5c38 4921 b1ad 8860942ac204
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ndodhet në SHBA së bashku me ministra të tjerë në vizitën që po zhvillojnë me kryeministrin Edi Rama. Kushi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi në Universitetin Shtetëror të Miçiganit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Sipas zyrës së shtypit të ministrisë së Arsimit ky bashkëpunim i ri që do të nisë mes gjashtë universiteteve shqiptare dhe Universitetit Shtetëror të Miçiganit, do t’i hapë rrugë programeve të përbashkëta të studimit, shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik, si dhe aktiviteteve, konferencave e projekteve të përbashkëta kërkimore shkencore.

Ministrja Kushi theksoi se hapja e universiteteve tona ndaj universiteteve ndërkombëtare, me programe e projekte të përbashkëta u mundëson të rinjve shqiptarë që të kryejnë studime të nivelit ndërkombëtar pa qenë e nevojshme që të largohen nga Shqipëria.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi me interes dypalësh, tha më tej ajo, do të shërbejë edhe për shkëmbim eksperience në publikime dhe informacion akademik, kërkuesve shkencorë, si dhe do të nxisë takime të përbashkëta për të rritur cilësinë në arsim dhe kërkim shkencor, do të nxisë mbështetje në asistencë teknike, si dhe bashkëpunim në krijimin e mjediseve elektronike për leksione dhe kurse.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja

14:17 / November 12, 2026

“Charls” godet sonte Shqipërinë/ Stuhia po zhvendoset drejt Ballkanit, veriu më i rrezikuar

14:13 / November 12, 2026

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

13:36 / November 12, 2026

Ligji i ri “Për strehimin social”, Ibrahimaj: Mbështetje për studentët dhe familjet e reja

13:15 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.