Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend, tha se pagat do të rriten me 15% për pegagogët, ku 7% do të paguhet nga buxheti i qeverisë, ndërsa pjesa tjetër nga universitetet përkatëse.
Ajo theksoi se në bazë të projekteve kërkim-zhvillim në rritje, përfitimet kanë qenë më të larta. Po ashtu në bazë të këtyre përfitimeve, ministria iu përgjigj deputetes së PD-së, Grida Dumës duke thënë se pedagogët nuk kanë arsye pse të emigrojnë.
“Çështjen e pedagogëve e kërkesat e tyre i kemi në vëmendje prej kohësh. Edhe në takime me pedagogë e përfaqësuesit e sindikatave i kemi sqaruar me ta. Pikërisht falë këtij dialogu duke e integruar pagat do të rriten me 15 përqind dhe 7 përqind do të mbulohen nga shteti. Pastaj universitet në varësi të të ardhurave që grumbullojnë mund tia rrisin 7, 8 deri në 15 përqind.
Pedagogët do tu rriten pagat, por jo vetëm të financuara nga buxheti shtetit, pasi edhe universitet kanë buxhetin e tyre. Angazhimi i madh në kërkimet shkencore kanë rritur fitimet. Është shumëfishuar numri i pedagogëve që aplikojnë në këto projekte. Universitetet i kanë të gjithë mundësitë për t’i rritur pagat dhe se t’i gjejnë mundësitë për të rritur pagat”.