Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministrja Kushi: Rriten me 6% pagat për mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar

13:03 / July 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1657103244 Screenshot2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e qeverisë sot u finalizua angazhimi i ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar kur u miratua buxheti për vitin 2022, për rritjen me 6% të pagave të të gjithë punonjësve të sistem arsimor parauniversitar.

Vendimi u bë i ditur nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, tha se nga ky vendim përfitojnë 36700 punonjës mësimor, mes të cilëve për herë të parë edhe punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë. Do të përfitojnë edhe punonjësit e arsimit profesional, arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe konvikteve.

Nga miratimi i këtij vendimi përfitojnë rreth 30200 mësues, rreth 790 punonjës psikologë, punonjës socialë dhe oficerë sigurie, rreth 1300 punonjës të arsimit profesional në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe rreth 4410 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe të konvikteve shkollore, në varësi të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Ministrja nënvizoi se vlerësimi për mësuesit nuk bëhet vetëm nëpërmjet rritjes së pagës por vlerësimi i mësuesve me dinjitet me meritokraci është edhe nëpërmjet shumë reformave të tjera të ndërmarra duke filluar që nga Portali “Mësues për Shqipërinë”, kualifikimi trajnimi rritja profesionale dhe përmirësimi i kushteve të punës të reja në infrastrukturë, në pajisje laboratorike, etj.

evis kushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026

Nga kriptoasetet te kanabisi mjekësor/ Këshilli i Ministrave miraton vendime dhe projektligje të reja

20:39 / October 2, 2026

Pritja e parë e ambasadorit të ri amerikan Wendt, marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet “Non grata”, s’ka ftesë

20:04 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.