Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni: Shqipëria 2030, do të jetë anëtarja më e re e Bashkimit Evropian

13:17 / July 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1722162362xadeajpg 495 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni, në fjalën e saj në Kongresin Zgjedhor të PS-së tha se Shqipëria 2030 do të jetë anëtarja më e re e Bashkimit Evropian.

Pirdeni u shpreh se Shqipëria u rendit e para në rajon për ofrimin e shërbimeve publike digjitale, sipas saj me 3.1 mln shqiptarë të regjistruar në e-Albania.

Më tej tha se vala e rienergjizimit shoqërohet edhe me frymën antikorrupsion, në aspektin e modernizimit të proceseve të punës dhe cilësisë së filtrave amdinistrativë.

“Përtej bukurive natyrore, zonave urbane që vizitohen gjithnjë e më shumë, vazhdon puna në kantieret për rilindjen urbane dhe rurale të vendit, në tryezat e Brukselit administrata nguliti një imazh suprizues e madje befasues falë profesionistëve të përkushtuar. Ishte një dëshmi kuptimplotë e pjekurisë institucionale. Përgjatë kësaj dekade shndërruam shumë sfida në mundësi. Nuk ka më kthim pas, por vetëm ngjitje lart deri në majën e Shqipërisë 2030. U rendit e para në rajon për ofrimin e shërbimeve publike digjitale, 3.1 mln shqiptarë të regjistruar në e-Albania. Krahas transformimit të madh digjital, u punua për forcimin e skuadrës së admnistratës. 1 mijë euro është sot paga mesatare në këtë sektor. Vala e rienergjizimit shoqërohet edhe me frymën antikorrupsion, në aspektin e modernizimit të proceseve të punës dhe cilësisë së filtrave amdinistrativë.

Një shembull domethënës për këtë është krijimi i Operatorit të Shërbimeve të Prokurimit, një trupë e specializuar për kryerjen e garave publike, e cila praktikisht ka mundësuar qysh prej disa muajsh që asnjë ministri të mos bëjë më tendera. Mbase pak, po shumë e sigurtë, që kjo ndërhyrje e fortë strukturore shmang titullarët dhe stafet teknike të ministrive në organizimin e tenderave, duke i ndarë institucionet qëndrore politikëbërëse, qoftë nga barra e një detyre me shumë ngarkesë të natyrës teknike, po qoftë edhe nga ngarkesa e lartë e paragjykimeve që është bërë zakon të shoqërojnë çdo tender publik. Jo më larg se këtë javë nisëm një raund të gjerë konsultimesh publike për strategjinë e re antikorrupsion, me fokus goditjen e tij në jetën, shëndetin dhe biznesin e qytetarëve, në sektorët më të ndjeshëm.”

Adea Pirdeni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.