Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ministrja për Azil: Holanda do të bëhet “sa më pak atraktive” për imigrantët

22:22 / September 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministrja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Holanda pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, në mënyrë që të kufizojë numrin e azilkërkuesve që hyjnë në këtë shtet, duke e bërë atë “sa më pak atraktiv që është e mundur” për imigrantët.

Ministrja për Azil, Marjolein Faber, prej krahut të së djathtës, ka thënë se një masë e tillë ia mundëson Qeverisë holandeze që të pezullojë “shumë shpejt” disa pjesë të ligjeve për azilin.

Sipas saj, Holanda do t’i ketë rregulloret më të “ashpra” në Evropë për azil dhe imigrim, dhe do të zbatojë kontrolle të rrepta kufitare.

Faber planifikon t’i kufizojë bashkimet familjare, të rrisë numrin personave që dëbohen prej shtetit nëse kanë kryer shkelje, refuzimin e azilit, dhe zvogëlimin e mundësive për të apeluar këtë vendim nëpër gjykata.

Qeveria holandeze synon të dërgojë një kërkesë në Komisionin Evropian, që të lejohet të devijojë prej politikave të BE-së për azil dhe migrim.

“Është koha për ndryshim drastik të kursit”, ka thënë Faber, shkruan REL.

“Ne jemi duke marrë masa për ta bërë Holandën sa më pak atraktive që është e mundshme për azilkërkuesit”.

Vlerësohet që në Holandë arrijnë çdo vit rreth 40.000 azilkërkues.

Kritikët argumentojnë se një numër kaq i madh i azilkërkuesve e ka përkeqësuar krizën me hapësira të banimit.

Qeveria holandeze mund të shfrytëzojë një dekret mbretëror për të zbatuar masën e gjendjes së jashtëzakonshme në rast të ndonjë krize, dhe kështu i mundësohet të marrë vendime pa miratim në Parlament.

Kështu ka ndodhur gjatë pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, një vendim i tillë duhet të arsyetohet ligjërisht, dhe ekspertët ligjorë kanë thënë se kanë dilema nëse kjo shifër e azilkërkuesve – që ka mbetur stabile ndër vite – është e mjaftueshme për të shpallur vendin në krizë.

Partitë opozitare kanë reaguar ashpër, duke e quajtur planin e Qeverisë si jodemokratik.

Azilkerkues holanda imigrantet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Eurovision 2026, Izraeli do të marrë pjesë: Holanda, Spanja dhe Irlanda bojkotojnë aktivitetin

20:39 / December 4, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.