Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana spahiu1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka marrë sot zyrtarisht detyrën, pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Në takimin prezantues të ministres së re në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila vlerësoi kontributin e Klodiana Spahiut në sektorin e shëndetësisë, njohjen e prioriteteve të këtij sektori, si dhe angazhimin e saj ndër vite në adresimin e çështjeve me interes për qytetarët.

“MSHMS tashmë do të drejtohet nga Klodiana Spahiu, e cila, për background-in e saj, së pari është mjeke dhe është një njohëse shumë e mirë e të gjitha prioriteteve që MSHMS ka pasur ndër vite, si dhe një lobuese shumë e mirë për të gjitha çështjet që kërkojnë vëmendje, jo vetëm nga ligjvënësit, por edhe për qytetarët. Ka qenë mbështetëse e jashtëzakonshme për të gjitha ato çështje me të cilat jeni përballur të gjithë ju.”

Zëvendëskryeministrja Koçiu vlerësoi gjithashtu punën e ministres paraardhëse, Evis Sala, si dhe rezultatet e arritura gjatë drejtimit të saj. Ajo nënvizoi rëndësinë e vijimit të reformave, ndër të cilat reformimi i shërbimit onkologjik dhe ngritja e Institutit të Onkologjisë në QSUT, avancimi i autonomisë spitalore, reformimi i strukturës së shërbimit spitalor dhe atij parësor, si dhe përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

Në fjalën e saj, ministrja Klodiana Spahiu theksoi rëndësinë e një institucioni më të hapur dhe më pranë qytetarëve, duke vendosur dëgjimin dhe adresimin e problematikave në qendër të punës së Ministrisë dhe institucioneve shëndetësore.

“Duke filluar që nesër do të kemi një zyrë të hapur që në orën 08:00 të mëngjesit, për të adresuar dhe dëgjuar një problematikë që nuk është zgjidhur diku tjetër. Për këtë qëllim do të angazhohemi të gjithë ne. Të njëjtën gjë do ta bëjnë të gjitha institucionet shëndetësore terciare që janë këtu.

Që nga ky moment, kjo do të jetë prania jonë besnike dhe insistoj në çdo moment që, në rastet kur do të kemi problematika apo mungesa, ato të vijnë duke u pakësuar dhe duke u përmirësuar, sepse ky është një proces në evoluim.”

Ministrja Spahiu falënderoi stafet e sistemit shëndetësor për punën dhe kontributin e tyre, ndërsa prezantoi vizionin e saj për drejtimin e sektorit dhe vijimin e objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Ajo vendosi theksin te besimi dhe bashkëpunimi brenda sistemit, si bazë për të çuar më tej rezultatet e arritura dhe për të përcaktuar objektiva të qarta, afatshkurtra dhe afatmesme.

“Unë kam 13 vite që e zhvilloj me ju betejën e shëndetësisë. Sfida është e shumëfishtë. Sfida e parë është për besimin dhe këtë mos e harroni, sepse secili nga ne duhet ta ketë këtë si qëllimin kryesor. Dhe unë, të paktën, këtij parimi nuk i ndahem. Dua që ne të shohim përpara dhe objektivat që do t’i vendosim vetes, afatshkurtra dhe afatmesme, të kenë një deadline.”

besnike detyren merr Ministrja spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026

Fundjava me mot të paqëndrueshëm

13:58 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.