Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger u prit sot në një takim nga Kryeministri Edi Rama.
E pranishme në këtë takim, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se “diskutimi i gjerë për sfidat që e presin Shqipërinë me marrjen e Presidencës së radhës së OSBE e deri tek dialogu politik i brendshëm e reformat sfiduese që ka ndërmarrë vendi ynë, ishin çështjet që fiksuan boshtin e bisedës së këtij takimi”.
“Angazhimi dhe axhenda jonë e qartë perëndimore janë shkak për progres të pandalshëm”, u shpreh Spiropali.
Statusi i plotë:
“Në takimin e veçantë të pritjes së Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger nga Kryeministri Rama.
Një diskutim i gjerë për sfidat që e presin Shqipërinë me marrjen e Presidencës së radhës së OSBE e deri tek dialogu politik i brendshëm e reformat sfiduese që ka ndërmarrë vendi ynë,ishin çështjet që fiksuan boshtin e bisedës së këtij takimi.
Angazhimi dhe agjenda jonë e qartë perëndimore, shkak për progres të #pandalshëm.”
Në Tiranë po zhvillon punimet Konferenca Mesdhetare e OSBE-së, e cila ka kulmuar me kryesimin e Grupit të Kontaktit për Mesdheun nga Shqipëria, me pjesëmarrjen e 57 vendeve anëtare si dhe vendeve mesdhetare, (Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia).
