Pas një ndjenje të madhe dhe të pastër si dashuria është shumë e vështirë dhe në shumë raste e pamundur që të ruhet miqësi apo edhe kontakte. Por mesa duket shndërrimi i kësaj lidhje kaq të fortë në një shoqëri u përhap në vende të ndryshme të botës si edhe në vendin tonë. Shumë nga fotografët, kur shihnin ish-çiftet e njohur bashkë, së bashku me audiencën, mendonin se kjo ishte pikënisje për një mundësi të dytë, por jo! Teoria e re e shoqërisë pas dashurisë ekzistoka, dhe shumë VIP-a shqiptarë e kanë vërtetuar këtë gjë. Kjo mund të vijë edhe për shkak të familjes apo fëmijëve që kanë lënë pas nga ndarja e tyre apo edhe nga respekti reciprok, i cili i ka mbajtur ende në kontakt me njëri-tjetrin. Gjithsesi, më poshtë po ju listojmë disa nga çiftet shqiptare që ruajnë raporte miqësore edhe pas ndarjes!
Adrola Dushi dhe Adis Patushi
Prej disa vitesh, modelja e njohur Adrola Dushi i ka dhënë fund martesës së saj me ish-partnerin Adis Patushi, me të cilin ka edhe një djalë të quajtur Troi. Adrola po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po ndjek karrierën si modele dhe herë pas herë kthehet në Shqipëri që të takojë të afërmit e saj. Pavarësisht se janë të ndarë, Adrola është parë shpesh në shoqërinë e ish-partnerit, me të cilin duket se ka ruajtur marrëdhënie mjaft të mira. Madje, Adrola ka treguar më herët në intervista se kur bëhet fjalë për djalin e tyre, ajo dhe Adisi do të bëhen gjithmonë bashkë, pavarësisht gjithçkaje. Marrëdhëniet mes çiftit duken të jenë aq të mira, saqë komentet e Adisit për ish-partneren do t’ju habisin të gjithëve. Në njërën prej fotove të publikuara në profilin e saj në ‘Instagram’, Adisi i tregon modeles nëpërmjet emoji-ve se është perfekte dhe numër 1-shi. “Mami Toit”-ja ka kthyer Adrola duke qeshur, ndërsa Adisi ka vazhduar ta quajë 1-sh ish-partneren e tij.
Bora Zemani dhe Vin Veli
Në një intervistë së fundi moderatorja është pyetur dhe rreth raporteve me ish- partnerin. Pas ndarjes nga Dj Vini, cilat janë raportet që keni? Marrëdhënie korrekte. Për ne e rëndësishme është mos t’i mungojë Arborit dashuria dhe vëmendja e të dy prindërve: ishte përgjigja e prerë e Borës.
Stine dhe Graciela
Muajin e kaluar bëri bujë lajmi i ndarjes së Stines nga partnerja e tij, Graciela me të cilën ka një vajzë. Ishte Stine ai që dha lajmin e ndarjes me një postim në Instagram. Para disa kohësh këngëtarja ka dhënë një intervistë kur ka treguar raportin me Stinen. Graciela është shprehur se pavarësisht ndarjes ajo dhe Stine nuk janë armiq, përkundrazi ruajnë një marrëdhënie të mirë pasi janë prindër.
Alban Dudushi dhe Nigda Dako
Moderatori i njohur ruan marrëdhënie shumë të mira me të bijën e tij Joelle dhe ish- gruan aktoren e “Portokalli”, Nigda Dako. I ftuar në një emision ai zbuloi disa detaje rreth ish-bashkëshortes. “Unë me gruan time duheshim shumë, por ndodh që kur je i rritur ashtu edhe si të vegjlit, edhe të rriturit mërziten me njëri- tjetrin, nuk është fundi i botës. Por e rëndësishme është t’i mbajnë gjërat e bukura dhe ta ruajnë atë pjesë të bukur që kanë pasur me njëri- tjetrin. Ne kemi kaluar gjëra të bukura bashkë, kemi një vajzë shumë të bukur bashkë”