Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Miqësore Kosovë-Shqipëri, veteranët e futbollit nderojnë legjendën “Fadil Vokrri”

19:23 / July 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shqiperi Kosove 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë një miqësore më 23 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Kjo vëllazërore organizohet me rastin e ditës së lindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe do të nisë në ora 19:30.
Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës ka bërë të mundur organizimin e kësaj ndeshjeje, që do të shohë të zbresin në fushë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit të dy vendeve tona në këtë sfidë simbolike për të nderuar legjendën Vokrri.Para miqësores në stadiumin e Prishtinës do të inaugurohet edhe shtatorja e ish-futbollistit të famshëm dhe ish-Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta 3 vjet më parë.
Në listën e lojtarëve kuqezi të ftuar për këtë ndeshje janë emra që kanë bërë histori me Kombëtaren shqiptare si Blendi Nallbani, Perlat Musta, Ervin Fakaj, Nevil Dede, Elvin Beqiri, Armend Dallku, Debatik Curri, Klodian Duro, Altin Lala, Agustin Kola, Haxhi Ballgjini, Bedri Omuri, Redi Jupi, Luan Pinari, Afrim Tole, Ervin Bulku, Sokol Kushta, Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, Arjan Peço dhe Altin Haxhi, ndërsa në stol do të jetë ish-futbollisti i njohur, Sulejman Mema.
Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë një miqësore, teksa e para u zhvillua më 16 shkurt 2021 po në Prishtinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Lista emërore e ekipit kombëtar të veteranëve për ndeshjen miqësore Kosovë-Shqipëri dt.23.07.2021:

WhatsApp Image 2021 07 15 at 12.00.31 PM

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.