Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Miqësoret ndaj Malit të Zi, Shqipëria nis grumbullimin

20:55 / November 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FUTSALL1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të zhvillojë më datat 8 dhe 9 nëntor dy takime miqësore kundër Malit të Zi. FSHF-ja njofton se kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin, ndërkaq trajneri i ekipit Erind Resuli ka ftuar për këto dy ndeshje 14 lojtarë.

Në krahasim me listën e fundit ka vetëm një ndryshim, teksa këtë radhë nuk është pjesë Mentor Mejzini dhe është ftuar Roald Halimi. Kombëtarja ka zhvilluar stërvitjen e parë mbrëmjen e djeshme. Kjo nuk është hera e parë që këto dy Kombëtare do të përballen në ndeshje miqësore, pasi në muajin qershor të këtij viti, kuqezinjtë e Erind Resulit zhvilluan dy takime ndaj Malit të Zi në transfertë.

Të dyja sfidat përfunduan në barazim, e para nuk prodhoi asnjë gol 0-0, ndërsa takimi i dytë 2-2. Ndeshjet miqësore do t’i shërbejnë trajnerit të Kombëtares së Futsallit, Erind Resuli dhe stafit teknik, të vëzhgojnë nga afër gjendjen e lojtarëve dhe gjithashtu mundësinë për të provuar lojtarë të rinj, që mund të jenë të vlefshëm për Kombëtaren në kompeticionet e ardhshme zyrtare.

Sfida e parë miqësore do të luhet në datën 8 (ora 19:00) dhe ndeshja e dytë në datën 9 (ora 17:00). Të dyja sfidat do të luhen në sallën “Feti Borova” në Tiranë. Ky do të jetë grumbullimi i tretë i Kombëtares së Futsallit për këtë vit.

Më poshtë, edhe lista e 14 lojtarëve të ftuar nga trajneri Erind Resuli për dy miqësoret me Malin e Zi:

  1. Cristiano Cardoso
  2. Valdrin Mjeku
  3. Drilon Haxhijaj
  4. Ermir Kryeziu
  5. Endrit Kaca
  6. Halim Selmanaj
  7. Roald Halimi
  8. Arif Limani
  9. Fatlum Pishtani
  10. Jetmir Gashi
  11. Azdren Gashi
  12. Flamur Tahiri
  13. Artan Jonuzi
  14. Darrier Soares De Melo 

grumbullimin malit te zi miqesoret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Shoqata e Kamionistëve të Malit të Zi njofton protestë, prej së hënës ndalohet për 48 orë qarkullimi i kamionëve

11:19 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.