Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Miqësoret për tërmetin kthejnë në fushë Canën, Taren e Lalën. Lila: Trajner Shulkut i kërkuam të linte mustaqet

22:47 / December 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stadiumi “Air Albania” në kryeqytet do të presë më datë 10 janar ndeshje të veçanta bamirësie, pasi përballë do të jenë përfaqësueset e veteranëve të Shqipërisë, Turqisë, Greqisë e Italisë, të cilat do të luajnë në një aktivitet të organizuar për të mbledhur fonde  për viktimat e tërmetit. Kjo iniciativë do të shohë të kthehen në fushë disa nga emrat më të njohur të përfaqësueses shqiptare në dekadat e fundit, siç ka zbuluar sot Andi Lila në një intervistë për “Euroneës Albania”.

Futbollisti i cili drejton sindikatën e futbollistëve që po merret me organizmin e këtij evenimenti, ka treguar disa nga detajet e kësaj ndeshje, duke zbuluar emrat e pjesëmarrësve shqiptarë të përballjes, e cila ka qëllim të bashkojë popujt. Ndaj është menduar edhe që të ketë një kombëtare mbarëshqiptare, me përfaqësues që kanë luajtur për Maqedoninë e Veriut apo Kosovën.

“Federata greke dhe turke u bënë iniciatorë se në raste të tilla ka rëndësi që të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Nga Shqipëria kishte një solidaritet të jashtëzakonshëm se që në telefonatën e parë më kanë konfirmuar direkt duke thënë ‘çfarë ndihme mund të japim’. Janë ish-futbollistë, shumica janë miq të mi që kemi shkruar historinë me kombëtaren dhe e pranuan. Janë emra si Lorik Cana, Ansi Agolli, Igli Tare, Altin Lala, Ervin Skela, Duro, Bushi, që mos harroj ndonjë. Si sindikatë menduam që të jetë një ndeshje me futbollistë mbarëshqiptarë. Pra jo vetëm nga Shqipëria, por edhe lojtarë që kanë luajtur për Maqedoninë e Veriut si Nexhipi e Shaqiri, apo Kosova që janë Dallku e Curri.

Trajneri është Ilir Shulku, e kam pasur trajner dikur. Në kohën kur luante futboll ishte me mustaqe, i kërkuam të linte mustaqet. I thamë do sjellësh më shumë në stadium nga mustaqet, nga nostalgjia..

Do të jenë  dy gjysmëfinale e pastaj një finale, ndeshjet do të caktohen me short e do të zgjasin 30 minuta. Po flisja në telefon me një ish futbollist shqiptar dhe i thashë duhet të bëni pak stërvitje se këta te Italisë e Turqisë janë në aktivitet. Kjo është një kauzë e mirë, edhe çmimi i biletës në “Air Albania” për ato ndeshje është simbolik”, shpjegoi Lila për ndeshjet e datës 10 janar. 

cana lala mustaqet Shulku Tare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.