Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Miqësorja e luksit/ Egnatia “ëndërroi” mrekullinë, por Martinez me shokë e rikthejnë në realitet

22:12 / August 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
egnatia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Egnatia flirton me mrekullinë në tokën italiane duke trembur jo pak Interin në testin miqësor. Rrogozhinasit nuk stonuan përballë finalistëve të Champions League, por i shënuan dy gola, duke kaluar dy herë në avantazh. Në fund individët plot klas të Inzaghit bënë diferencën duke triumfuar me rezultatin 4-2, spikati Martinez me një “dopietë”.

Në mënyrë të pabesueshme, në zbritjen e parë në sulm, me një aksion model të finalizuar nga Dwamena, Egnatia kaloi në avantazh që në minutën e 6-të. Inter u “shkund” shpejt duke marrë kontrollin e lojës, duke provuar në çdo formë të gjente golin e barazimit, por portieri Sherri në një mbrëmje fantastike ndali çdo top që i shkoi në kudrat.

Pavarësisht presionit të Interit, Egnatia nuk stonoi në fushë, përkundrazi zhvilloi një ndeshje të bukur. Me fillimin e pjesës së dytë, mjaftoi një keqvendosje e Egnatias në prapavijë që Inter të gjente golin e barazimit me Barelan. Në zbritjen e radhës në zonën e Interit, gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi, Egnatia fitoi një 11 metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Fernando nga pika e bardhë tregoi të gjithë klasin e tij duke shënuar një gol fantastik.

Në minutën e 72-Inzaghi ndryshoi pjesën më të madhe të ekipit, duke hedhur në fushë edhe Asllanin. Shtatë minuta më pas, Lautaro Martinez i vetëm në zonë, me kokë barazoi shifrat në 2-2. Inter shtoi presionin në zonë dhe në minutën 84-të Martinez fitoi një 11 metërsh dhe po vetë u tregua i saktë duke përmbysur shifrat në 3-2. Inter nuk u mjaftua me kaq dhe pak minuta më pas shënuan dhe golin e katërt duke i dhënë fund ëndrrës së Egnatias për të dalë me një rezultat pozitiv.

egnatia martinez miqesore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Aksident në rrugën “Egnatia”, plagosen tre persona

15:18 / January 25, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.