Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Miqtë e huaj më ofruan azil politik”, Ilir Meta tregon pse e refuzoi ofertën

19:27 / June 24, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
meta
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tregon për herë të parë se ishte paralajmëruar se do të arrestohej. Për ”Syri.net”, Meta ka treguar se i ishte ofruar edhe azil politik, por ai kishte refuzuar në mënyrë kategorike, duke u shprehur se, do të përballej me narkoregjimin. ”Nëse do kishin një provë apo fakt penal, sado minimal, ata kurrë s’do kishin inskenuar atë rrëmbim mafioz që në historinë e Gjykatës së Strasburgut do hyjë si precedent më skandaloz deri më sot”,-thotë Meta.

Pjesë nga rrëfimi

Që mbas largimit të Arben Ahmetaj, çdo javë Dumani thërriste gazetaret e besuara duke u thënë informalisht se këtë javë e atë javë arrestohet Meta, se erdhi porosia nga X shtet e nga X ishull. Dhe ju i mbani mend lajmet që dilnin çdo ditë. Po kështu, në 21 tetor 2023, isha në Austri për një kontroll mjekësor, ditën kur u rrëmbye në aeroport Prof. Jamarbër Malltezi dhe SPAK ju vërsul Sali Berisha, një mesazh interesant i erdhi personit që ishte me mua nga një bashkëpunëtor i Charles McGonigalit, i cili i thoshte me pak fjalë se ky është fillimi, se qëllimi është te Meta.

Po kështu, pata shumë telefonata se ku isha, pasi ishin shpërndarë lajme se po shkoja në Hungari për azil politik. Madje edhe një gazetar i njohur opozitar e dashamirës më tha mos u kthe këto ditë sa të qetësohen gjërat. Të premten, u thashë, pasdite arrij në Rinas, u thuaj të gjithëve të më presin. Shumë miq, të njohur edhe ndërkombëtarë, jo vetëm më paralajmëruan se do më arrestonin, por edhe më ofruan mbështetje për azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO. I falenderova shumë për përkujdesin e tyre, por u thashë se unë s’mund të realizoj ëndrrën e armiqve të vendit tim dhe mercenarëve të tyre, që nga Rama e gjithë veglat e tyre në drejtësi e kudo.

Nëse do kishin një provë apo fakt penal, sado minimal, ata kurrë s’do kishin inskenuar atë rrëmbim mafioz që në historinë e Gjykatës së Strasburgut do hyjë si precedent më skandaloz deri më sot. Ata i arritën disa qëllime afatshkurtra, si izolimin tim ekstrem, dobësimin e fuqisë opozitare në publik, frikësimin e shumë njerëzve, por në afatgjatë fitorja më takon mua dhe gjithë patriotëve.

Ata shpresuan që përmes izolimit ekstrem dhe përpjekjeve për të korruptuar disa nga personat që komunikonin me mua, të krijonin prova apo fakte penale, siç bënë me kolegun e tyre Veliaj. Edhe zvarritjet e hetimeve të nisura nga Dumani që në Dhjetor 2019 me urdhër të Ramës e McGonigal, i shtyjnë qëllimisht për të zvarritur gjyqin në themel, i cili do jetë i hapur.

azil Burg Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Prej dy ditësh vijon zjarri në malin e Dukatit, terreni vështirëson ndërhyrjen

10:20 / July 8, 2025

Rama: Korsitë e reja në superstradës Tiranë-Durrës, drejt përfundimit

09:40 / July 8, 2025

Përmbytjet katastrofale në Teksas, deri tani 100 viktima!

09:20 / July 8, 2025

Në qeli që nga 10 shkurti, Veliaj seancë në Gjykatën e Lartë

09:00 / July 8, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.